Presidenti pret nxënës e mësues nga Lugina e Preshevës: Shqiptarët kanë në ADN orientim perëndimor

Elton Tafaruci

Presidenti Nishani priti sot në mesditë në Institucionin e Presidentit të Republikës një grup nxënësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës: Nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegjë, të cilët kanë ardhur prej disa ditësh të vizitojnë Shqipërinë me ftesë të Kreut të Shtetit.

Presidenti shprehu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të Kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ndër të tjera, Nishani nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve.

Pjesëmarrësit në takim nga ana e tyre falenderuan Presidentin e Republikës për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, dhe nënvizuan se ky takim i parë dhe historik për ta me një President shqiptar i frymëzon më tej për të vijuar me misionin e tyre të lartë atdhetar të mësimdhënies.

Share This Article
1 Comment
  • Megjithese nuk e dua fare Nishanin, dua ta Falenderoj per kete gjest ATDHETARIE i cili i sherben KOMBIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *