Zakonisht stili i jetesës së politikanëve është shumë larg nga ai i elektoratit të tyre. Por nuk ndodh kështu në Uruguai. Njihuni me presidentin që jeton në një fermë të rrënuar dhe dhuron shumicën e pagës së tij.
Rrobat lahen diku jashtë shtëpisë. Uji vjen nga një pus në oborr, i veshur me bimë. Vetëm dy oficerë policie dhe Manuela, një qen me tre këmbë, bëjnë roje. Kjo është rezidenca e presidentit të Uruguait, Hoze Mujica, stili i jetesës të të cilit ndryshon shumë nga shumica e liderëve në botë.
Presidenti Mujica ka hequr dorë nga shtëpia luksoze që ofron shteti uruguaian për liderët e vet dhe ka vendosur që të qëndrojë në fermën e gruas, në një rrugë të paasfaltuar jashtë kryeqytetit Montevideo. Presidenti dhe e shoqja punojnë vetë tokën dhe rrisin lule.
Ky stil jetese i kufizuar , si dhe fakti që Mujica e dhuron rreth 90 përqind të pagës së tij mujore prej 12 mijë dollarësh, e kanë bërë atë të klasifikohet si presidenti më i varfër në botë.
“Mund të dukem një plak i vjetër i çuditshëm… Por është zgjedhje e lirë. Kam jetuar kështu shumicën e jetës sime, – thotë ai, i ulur në një karrige të vjetër në kopsht. – Mund të jetoj mirë me këtë që kam”.
Nga paga e dhuruar e tij përfitojnë njerëzit e varfër dhe sipërmarrjet e vogla. Kjo bën që ai të jetojë sa ç’paguhet mesatarisht një uruguaian, rreth 775 dollarë në muaj.
Në vitin 2010, pasuria e tij e deklaruar ishte 1800 dollarë, vlera e makinës së tij “Volksvagen”, prodhim i vitit 1987. Këtë vit, në deklarim ai shtoi edhe pasurinë e së shoqes, tokën, traktorët dhe shtëpinë.
I zgjedhur në vitin 2009, Mujica kaloi vitet ’60 dhe ’70 si pjesë e guerilëve uruguaian Tupamaros, një grup i armatosur i majtë, i frymëzuar nga revolucioni kuban.
Ai është plagosur gjashtë herë dhe ka kaluar 14 vite në burg. Shumicën e dënimit e ka kaluar në kushte të vështira dhe në izolim deri në vitin 1985 kur Uruguai u kthye në demokraci. Vitet në burg e kanë ndihmuar që të ketë një vizion ndryshe për jetën.
“Më thonë presidenti më i varfër, por nuk ndihem i varfër. Njerëz të varfër janë ata që punojnë vetëm për të pasur një stil të shtrenjtë jetese dhe që duan gjithmonë e më shumë, – thotë ai. – Kjo është çështje lirie. Nëse ti nuk ke shumë gjëra në pronësi, nuk të duhet të punosh gjithë jetën si skllav për t’i mbajtur ato, ndaj ke më shumë kohë për veten”.
Mujica akuzon shumicën e liderëve në botë se kanë “një fiksim të verbër për të rritur konsumin, a thua se e kundërta do të sillte fundin e botës!”.
Shumë e simpatizojnë presidentin Mujica për stilin e jetesës. Por kjo nuk do të thotë se ai nuk është i kritikuar për veprimet e qeverisë së tij. Opozita uruguaiane thotë se rritja e fundit ekonomike e vendit nuk ka sjellë shërbime më të mira publike në shëndetësi dhe arsim.
Gjithsesi Mujica 77 vjeçar nuk ka pse shqetësohet shumë për popullaritetin. Ka deklaruar se do të tërhiqet nga politika.
Kur ta bëjë këtë gjë, do të marrë një pension dhe, ndryshe nga sa ndodh me shumë ish-presidentë, ai nuk do e ketë të vështirë të mësohet me pagesën e re që do marrë.




“Mezallah” keta tanet nuk duan keshtu, jete te thjeshte e njerezore! Duan xhipa te shtrenjte, jete sulltanore, fabrika, keshtjella, pallate e paga astronomike! Kujt i ha per popullin a per jetesen e tij? I lumi ai per veten! E shperblefte ZOTI me te gjitha te mirat dhe padyshim se po!…
DRENICA E KUQE
Tipik komunist, I pari ne sakrifica i fundit ne privilegje
keta komunistet ne shqiperi nuk kane qene keshtu, duke filluar nga Hoxha e me tej…
PO PSE KOT KEMI 25 VJET QE SHAJME KAMUNISTAT!!??qe te majmen nishanet e salistat.
He,mor shqipo cka doti thoni kti presidenti?
mesiguri doti thoni qe eshte budalla,dhe injorante,ate e dij,por cfar dote thote nishani i dynjas se?Se,per ramen ky njeri presidente mesiguri doti duket si babai i vat,qe kur ishte pran pushtetit nuk u pasurue,dhe ky per ramen eshte nji plak i rjedhur ma thot mendja ndoshta gaboi kush e di?
Shqiptar Sharri ,
Patjeter qe Per Ballistat dhe Demokratet e Sali berishes ,
Do ta quajne Komunist .
Kurse per Socialistet Ky eshte Modeli i Politikes , qe Populli enderon ..
Me kujtohet , se çfare Thane Amerikanet per
OBAMEN , KUR do te zgjidhej President .
Eshte shume i Zi per te Bardhet ,
Dhe shume i Bardhe per Zezaket .
Bota therret idealistet. Botes i duhen udheheqes si Jose Mujica.
Rrofsh moj e dashur BBC qe na dhe kete lajm qe e dinim prej kohesh!
Por ky lajm eshte tepke si perrallat e vellezerve Grim ,apo Hans K.Andersen per klasen tone te bersive qe polli i ashtuquajturi regjim demokratik, sidomos ne Shqiperi, vendi i bajraktareve bejlere anadollake apo zgjyra te ashtuquajtura komuniste sundimtare orientale e hajdute e kopuke e bashibozuke qe na u shndrruan brenda nje nate ne “kapitaliste” prej muti ne ngjyre blu a roze ,i cilli megjithate nuk eshte mut prej njeriu!
Hane Shan hane Bagdat , te krahasosh Presidentin fantastik Jose Mujica (Uruguai ka perjetuar nje nga diktaturat me te tmerrshme fashiste te Amerikes Latine atbote,me ndihmen e CIA-s) me kete palacon tone qe ngjet toidhjo sikur ka nxjerre kaptinen nga ndonje grope nevojtoreje dyvendshe!
Ky kapter i qelbet qe hante racionin e groshes se ushtarve dhe i puthte bythen guzhinjerit per nje garuzhde pilaf ekstra tani i duket vetja president ketij cungu mjere ky popull cfar Bastard i ka zen deren.
Jo vetem politikanet tane tallen me kete veprim te larte te Presidentit Urugajan.Me kete tallen dhe ishe te burgosurit tane,qe sot jane miliardere,si duket ne burgjet e Everit kane mesuar se si te vjedhin ne Demokraci…!?.
Nje shembull shume domethenes, per tu admiruar!…
Por ndoshta dhe ekstrem nuk duhet te shkoje, per te dhene shembullin e thjeshtesise dhe te respektit ndaj popullit te vet….
E lexova me shume interes.Bota ka thesare dhe ky Uruguajani eshte nje Thesar i vertete per te mesuar politikanet qe sapo marrin pushtet harrojne
NJERIUN E THJESHTE,
ATE QE MBAN BOTEN MBI SUPE…..
Respekt per kete N j e r i me Zemer te madhe, me dashuri per Jeten dhe Lirine e Vertete!….
TE GJITHE SHQIPTARET, TA NJOHIN Z. HOZE MUICEN.
#####################################################
Jeta e Presidentit Hoze Muica, ne nje broshure te thjeshte te shumfishohet dhe te shperndahet ne gjithe qoshet e Shqiperise falas.Ne c’do qytet me 1000 cope ne c’do fshat me 100 – 40 cope.Ne vazhdim kryesia e shoqerise civile te organizoje ne Tirane ne pallati i Kongreseve me qytetaret e Tiranes prenovimin e librit, ku te debatohet ky problem shume i rendesishem,per te gjithe politikanet, qe e shohin karigen e tyrte mjet pasurimi.Me nje liste te caktuar te japin emrat edhe diskutantet nga salla, per kete teme aq me vlera te medha per atdheun tone, te gangrenizuar nga pasurimi dhe luksi i politikaneve,nderkohe shqiptaret vuajne me nje jete varfanjakesh.Fevzoja tema te tilla pse nuk i zhvillon ne TV-ionin e tij?
kam frik se presiqeni i p^d se ke marr ndonje vize me miell lazarati
Natyrisht qe perulem me Respekt te thelle per jeten modeste dhe te kaluaren e ndritur te ketik njeriu te thjeshte dhe te madh njekohesisht.
Te me falni, por nga ana tjeter ky njeri eshte zgjedhur dhe pagunet si president i vendit dhe jo qe te harxhoje kohen qe “ai dhe e shoqja punojnë vetë tokën dhe rrisin lule.”
Detyra e tij kryesore eshte qe te drejtoje dhe çoje perpara vendin dhe jo qe sic thuhet me siper : ” se rritja e fundit ekonomike e vendit nuk ka sjellë shërbime më të mira publike në shëndetësi dhe arsim.”
Une personalisht do te prefreroja nje president me shkolle dhe aftesi per te çuar vendin perpara se sa qe presidenti te punoje token dhe rrisi lule. Jam i bindur se Uugauai ka me qindra mijra njerez qe dine te punojne token dhe risin lule, por duhet te kete nje presîdent te vertete qe te sjelle sherbime shume me te medha ne shendetesi,arsim,ekonomi dhe keshtu me radhe.
Mos ta bejme si Enveri qe mbushi byrone politike te partise me mjelese, saldatora, shofera dhe karocjera dhe shkateroi ekonomine shqiptare.
O plako,
E ke kuptuar keq domethenien e faktit qe presidenti uruguajan punon token dhe rrit lule….,
Ajo lloj pune eshte nje hobi e tij, per tu clodhur dhe zene kohen e lire…., por detyren e vet si President ai e kryen me se miri dhe ka nje feputacion te madh jo vetem ne vendin e tij si President, dmth, sepse kryen detyrat e veta si President, por gazetari , mendoj une ka dashur te veje theksin tek jeta e thjesnt e tij, tek humanizmi i tij dhe duke theksuar kete vecori, duket sikur ai nuk merret me detyrat e veta shteterore….Ma merr mendja dhe eshte afer mendesh qe uruguajanet nuk jane aq budallej qe te mbajne nje president qe vetem punon token dhe prashit lulet….
Edhe ne vendet perendimore ka shu e politikane qe fund jave, clodhen duke iu kushtuar kopshtit te shtepise se tyre, por nga ana tjeter gezojne privilegje marramendese qe i shkepusin nga jeta e njerzve te thjeshte….
Keshtu, te pakten e kuptoj une domethenien e shkrimit dhe sidomos krahasimin me milioneret tane politikane, qe pushtetin qe u jep populli e shfrytezojne per te fryre kuleten, dhe per te shitur pordhe me nje jete aristokratesh, deri dhe duke festuar ditelindje dhe me torta gjigante 64 metra katrore……,
apo duke bere shpenzime si keto te Nishanlliut tone qe perkrah dhe eshte kthyer cerdhe e mbeshtetjes se korrupsionit ne drejtesi dhe perkrah hapur politiken e Kapos se Mafjes shqiptare, Kryeriminelit dhe Psikopatit , Genjeshtarit dhe Babait te luftes se piste politike ne Shqiperi….
Rasti ne fjale eshte perdorur me shume per te kritikuar politikanet tane shqiptare qe ngrysen si Qen te zgjebosur dhe sapo marrin pushtet, gdhihen Milionere dhe kusare te paskrupullt!….
Pershendetje plak-o!….
Ka shume mundesi qe ti ke te drejte dhe une e kam gabim. Me thene te drejten une kam nje filosofi tjeter ne kuptimin qe presidenti dhe politikani te jete i zoti sepse nje gabim i tyre strategjik i kushton popullit dhe shtetit miljona. Sic ishte per shembull budallalleku i berjes se 201.175 bunkereve dhe tunelit te shtabit te pergjitheshme pese kate nen dhe dhe 106 dhoma. Pra ne kuptimin qe nje gabim i nje politikani te pa afte i kushton shume me teper shtetit se sa nje politikan qe “gezon” pake jeten me rrogen qe merr.
Pershendetje
Ka edhe budallenj ne kete bote si presidenti i Uruguajit qe vijne nga populli dhe jetojne perkrah popullit,por shumica jane te mençur,mbajne uje me shporte,bejne ballo per te treguar se jane me te pasurit, me te fortit,si korrupsionistet me te keqinj te globit.Ajo qe nuk ndodh me ne republikat e bananeve,ndodh ketu ne mes te Evropes, ne republiken e Albanistanit te mejhaneve te salarinjve,bashuleve e nishaneve.