Modelja ruse akuzon Putinin për tentativë vrasje

Leda Hysa

Një modele ruse thotë se Presidenti i vendit të saj, Vladimir Putin ka urdhëruar që ta vrisnin në Salisbëri të Anglisë.

30-vjeçarja Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King, u sëmurën pasi darkuan në një restorant të dielën.

Anna shprehet se burri i saj u rrëzua në tualet dhe ajo e gjeti duke nxjerrë shkumë nga goja.

Autoritetet mendojnë se çifti mund të ketë qenë objektiv i një sulmi me bar miu.

Incidenti në Salisbëri është i dyti i tillë brenda pak muajsh. Shapiro mendon se Putin është pas këtij sulmi, ashtu siç u akuzua edhe për sulmin ndaj Skripalëve, në muajin mars.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • duhet të ket një shkak,arsye që dikush të tentojë të të vrasë,ose të të vrasë!!
    shkaku më i thjeshtë ,të jetë i sëmurë psiqik dhe ti të kesh rastisur në vëndin e duher dhe kohën e duhur!!
    shkaqet e tjera ku vrasësi nuk është një i marrë,duhen thënë!!
    pra që të pretendosh se presidenti rus ka dashur të të vrasë,duhet të thuash arsyen që mund të ketë ai për ta bërë një gjë të tillë!!
    në këtë rast përveçse kemi të bëjmë me një femër me emër e mbiemër rus!?
    nuk shoh asnjë arsye për të cilën putini të ketë pasur për të bërë një tentativë vrasje!!
    nuk ma merr mëndja se ai do të vrasë tërë femrat ruse!!
    ma merr mëndja që kjo motra,modele partaim, kërkon të bëjë pak si shumë rreklamë për vete!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *