Presidenti serb shkon në Shtëpinë e Bardhë me uniformë ruse

redaktor

Nga Shaban Murati

 

Edhe gubernë e Rusisë të kishte qenë Serbia, nuk do të kishte ndodhur kjo frekuencë ekstreme e Kremlinit për shtërngimin e vidave të Aleksandër Vuçiçit, siç po ndodh në prag të takimit të 27 qershorit midis presidentit të Serbisë dhe presidentit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë. Ditën e 15 qershorit, kur Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan njoftoi se presidentët e Serbisë dhe të Kosovës kanë rënë dakord të vijnë në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për të biseduar për marrëveshjen e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis dy vendeve, presidenti rus Putin mori menjëherë brenda ditës në telefon presidentin e Serbisë për të kërkuar informacion dhe për t’i përsëritur kuadratin e ngurtë diplomatik rus për marrëdhëniet me Kosovën. Në datën 18 qershor ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, erdhi për vizitë zyrtare në Beograd, tre ditë para zgjedhjeve parlametare serbe, për të mbështetur fitoren elektorale të Vuçiçit dhe në shkëmbim për t’i imponuar atij qendrimin rus për takimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisëdhe Kosovës.

Në Beograd ndodhi ajo, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në praktikën diplomatike, që brenda ditës ministri i jashtëm rus doli në konferenca të përbashkëta shtypi edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, duke i detyruar si nënpunës rusë të recitonin formulat ruse për Kosovën. Po atë ditë ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov botoi një artikull të përbashkët me ministrin e jashtëm serb Daçiç në gazetën ruse “Rasiskaja  gazeta” dhe në gazetën serb “Kurir” me titull “Nyja e Kosovës: a është e mundshme një zgjidhje korrekte”, që tregon se i gjithë preokupimi i diplomacisë ruse në fazën e tanishme nuk janë marrëdhëniet dypalëshe, por në radhë të parë është që në Shtëpinë e Bardhë Beogradi të zbatojë qendrimet dhe strategjinë e Rusisë në çështjen e marrëveshjes me Kosovën. Dhe për t’i vënë edhe kapelen ushtarake plazmimit të vijës zyrtare serbe për Kosovën sipas parametrave të diplomacisë dhe interesave ruse, presidenti rus Putin thirri në Moskë presidentin e Serbisë për bisedime në datën 23 qershor, pak ditë përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit serb dhe presidentit të Kosovës. Të dy presidentët në 23 qershor zhvilluan një takim kokë më kokë në Kremlin, ku sipas mediave në qendër ka qenë takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Nuk duhet harruar se para gjashtë muajsh presidenti Putin e thirri presidentin serb Vuçiç në Rusi për bisedime dhe madje ka njoftuar se do të vijë përsëri në vjeshtë për vizitë në Beograd. Presidenti serb është shndërruar në një ushtar prej plumbi i presidentit rus.

Është tepër e lexueshme se organizimi nga SHBA i bisedimeve midis presidentit të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar alarm në Kremlin. Shqetësimi i Kremlinit nuk ka të bëjë me mbrojtjen e interesave nacionaliste serbe për Kosovën, por ka të bëjë me aktivizimin e atyre qendrimeve diplomatike ruse, të cilat synojnë të bllokojnë zgjidhjen e çështjes së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Këtë shqetësim e shprehte qartë në 23 qershor organi proqeveritar rus “Vzgljad”, kur duke analizuar takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, shkruante nën titullin “Rusia e ruan Serbinë nga tradhëtia” : “Takimi në Shtëpinë e Bardhë është për ne një ngjarje më e rëndësishme, nga sa duket në shikim të parë. Moska duhet të përdorë mundësitë dhe të ruajë serbët nga gabime të tmerrshme”. Gazeta ruse konkretizon frikën zyrtare se mos tani pas fitores elektorale Vuçiç e tradhton Rusinë në Amerikë. Shteti rus dhe sidomos presidenti i saj, KGB-isti i stazhionuar, Putin, e kanë traditë që të mos u besojnë shërbëtorëve dhe satelitëve. Ndaj në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë Moska po i vesh presidentit serb këmishën e forcës, një armaturë e hekurt diplomatike ruse për ta mbajtur atë të kontrolluar dhe të telekomanduar në bisedimet e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Moska ka qenë dhe është kundër një normalizimi përfundimtar të marrëdhënieve nëpërmjet njohjes reciproke të dy shteteve ballkanike fqinjë, sepse kjo fshin nga skena një konflikt të ngrirë të nevojshëm për ndërhyrjen ruse në Ballkanin Perëndimor. Moska ndjehet keq, e përjashtuar nga tavolina amerikane e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, dhe sidomos është e alarmuar nga roli udhëheqës që SHBA morën në këto bisedime. Praktika e dy krizave të mëdha ballkanike, ajo e Bosnjë-Hercegovinës në 1995 dhe ajo e Kosovës në 1999, kanë dëshmuar se zgjidhja e tyre reale lidhet me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të diplomacisë dhe të shtetit amerikan. Kjo perspektivë paralajmërohet edhe nga bisedimet e reja të udhëhequra nga Shtëpia e Bardhë për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Rusia ishte kundër zgjidhjeve të krizave edhe në 1995, edhe në 1999. Ashtu është edhe sot.  Nëse zgjidhet çështja e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë me njohjen e tyre reciproke, Serbia nuk ka më nevojë për Rusinë.

BE, e cila i udhëhoqi bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës nga vitit 2011 për 8 vjet nuk qe e aftë të çonte në një zgjidhje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve. Ndaj është i pasaktë nga pikëpamja diplomatike çdo lloj aluzioni apo pakënaqësie, që mund të shprehë njera apo tjetra qendër diplomatike europiane për lidershipin e tanishëm të bisedimeve nga SHBA. Sepse BE, edhe tani që u kujtua si kofini pas të vjeli të rimarrë aksionin e ringjalljes së dialogut Serbi-Kosovë, duke caktuar edhe të dërguarin e saj të posaçëm të zgjedhur çuditërisht nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, nuk po arrin të gjejë rrugën në oborrin e vet. Është skandaloze nga pikëpamja diplomatike dhe e perspektivës së normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që ky i dërguar i posaçëm i BE, Lajçak, në datën 22 qershor pas takimit në Beograd me presidentin serb, hedh tezën e çuditshme se një zgjidhje e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe për BE. Është e pakonceptueshme që ta lidhësh marrëveshjen dypalëshe Serbi-Kosovë me shtete të rajonit si Rumania, Greqia, Qipro,etj. që nuk e njohin Kosovën, apo me Spanjën dhe Sllovakinë e Lajçakut. Ështënjë tezë e qartë e zvarritjes dhe e nxjerrjes së pengesave të reja për normalizimin e marrëdhënieve, tezë që në fund të fundit rezonon me strategjinë e Rusisë.

Me këmishën e forcës, që Kremlini po i vesh presidentit të Serbisë para takimit të tij me presidentin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, bien në sy disa teza të vjetra dhe të reja të diplomacisë ruse.

Së pari, siç e shpalli Lavrovi në Beograd, çdo zgjidhje e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës duhet të kalojë nga pëlqimi i Rusisë, për të cilën ai përdori eufemizmin “pëlqim i Këshillit të Sigurimit të OKB”, ku po pret Rusia me veton e saj. Këtë tezë ruse e bëri menjëherë të tijën presidenti serb, i cili deklaroi edhe në 18, edhe në 22 qershor, se nuk ka zgjidhje pa pëlqimin e Rusisë. Nuk mund të mos lindë pyetja se me çfarë mendje ai po shkon në Uashington.

Së dyti, Rusia po i imponon Serbisë kërkesën që dialogu të mbeshtetet në rezolutën e vdekur 1244 të KS OKB, e cila sipas spekullimit që bëri ministri i jashtëm rus në Beograd, i referohet integritetit të Serbisë dhe ai u lavdërua se ka qenë diplomacia ruse, që e futi në rezolutë atë përkatësi. Por diplomati i vjetër, që ka qenë në atë kohë ambasador i Rusisë në OKB, e din fare mirë që rezoluta 1244 nuk e përmend në asnjë rresht apo germë Serbinë, dhe shteti “RFJ”, që përmend rezoluta, ka vdekur. Që Serbia të rivendikojërezolutën 1244 do të duhet që KS i OKB të bëjë rezolutë të re, ku t’i referohet Serbisë me emër. Nga ana tjetër diplomati i vjetër rus e din qëSerbia nuk ka qenë anëtare e OKB atë vit kur u miratua rezoluta dhe Serbia është bërë anëtare në fund të vitit 2000. Sipas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2004, Serbisë nuk i takon as rezoluta 1244  dhe as ndonjë pretendim tjetër ndaj OKB, sepse nuk ka qenë anëtare e OKB. Është tepër komprometues për seriozitetin e diplomacisë ruse fakti që harron se ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të korrikut 2010, i cili përcakton se pavarësia e shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB.

Së treti, Rusia shpall se Serbia është zonë esaj influence, kur Lavrovi deklaroi për herë të parë në Beograd se Moska nuk do të lejojë që të rishkruhet historia e ngjarjeve të 25 viteve më parë në Ballkan. Ndaj ai shpalli në Beograd devizën diplomatike ruse të “integritetit të botës ortodokse”, ndaj zhvilloi takim të posaçëm me patriarkun Irinej të kishës ortodokse serbe, takim të posaçëm me krerët ultranacionalistë të “serpska republikës”, etj. Mobilizimi i ri fetaro-ortodoks nga kryediplomati rus synon që Serbia të mos devijojë nga interesat ruse. Këtë lloj besnikërie fetare proklamoi presidenti serb Vuçiç, i cili në 18 qershor deklaroi se i ka kërkuar Rusisë të mbrojë kishën ortodokse në Ballkan(!). Pasojat e kësaj kryqëzate të re diplomatiko-fetare ruse në Ballkan merren lehtë me mend.

Rusia synon me çdo kusht që as kriza e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës të mos zgjidhet dhe as Serbia të mos anëtarësohet në BE, ku siç dihet kushti është njohja e shtetit të Kosovës. Është vërtet disgustoze që ministri i jashtëm rus dhe ai serb, në artikullin e tyre të përbashkët të datës 18 qershor, kanë përqendruar gjithë llumin e shpifjeve dhe të urrejtjes kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar. Në këtë deklarim të përbashkët ruso-serb, Shqipëria që ka marrëdhënie diplomatike me shtetet e dy ministrave, sulmohet me emër se profeson “Shqipërinë e madhe”. Qoftë kjo akuzë shtetërore diplomatike, qoftë klima e ndezur diplomatike e pragut të takimit në Shtëpinë e Bardhë, kërkojnë një reagim të fortë nga qeveria e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës, të dinjitetit, të të drejtave historike dhe integritetit tëdy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar. Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe të Serbisë qëllimisht i fryjnë në artikullin e tyre antiamerikanizmit patologjik, duke sulmuar ndërhyrjen e NATO-s ndaj regjimit të Millosheviçit, duke tundur problemin artificial të uraniumit të varfëruar e deri te “shqetësimet” që gjoja po iu shkakton baza e Bondstillit në Kosovë. Qeveria serbe, që do shkojë në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ngren flamurin e reckosur të antiamerikanizmit.

Presidenti i Serbisë Vuçiç shkon në takimin e Shtëpisë së Bardhë me unformën ruse. Çështja shtrohet nëse diplomacia atlantike dhe perëndimore e shohin këtë uniformë ruse të presidentit serb dhe nëse i kanë parashikuar mjetet e nevojshme për t’ia hequr presidentit serb këtë uniformë ruse, kur të ulet në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe diplomacia amerikane kanë një përvojë unike dhe efikase në trajtimin e raporteve me autokratë ballkanikë si Vuçiç dhe shpresat janë që Uashingtoni të përdorë diplomacinë e detyrimit mbi Serbinë, ashtu siç e përdori me sukses ndaj saj në vitin 1995 dhe 1999. Koha është që SHBA të mos e lenë biznes të papërfunduar dhe të mos ia lenë këtë biznes as Rusisë e as BE.

 

***

Botuar në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë dhe citimin korrekt e të dukshëm të burimit

Share This Article
32 Comments
  • Rusia eshte vetem vend vezhgues, o i mprehte. Miloja ish si ish dhe nuk ish sic ish, e hengri sapunin per djathe dhe e nenshkruajti “Dayton Agreement”.

    • Miaurushka
      moj zemra,sot ne i fitojmë luftrat e aleksandrit e napoleonit me dy fjalë!eh sa të trashë kanë qënë ata që kanë derdhur gjak deri në gju!?
      apo jo??
      milloshi ishte idiot për atë që filloi dhe jo për atë që nënshkroi!!dejton a fejton do ta shkruante me një këmbë!!në atë situatë,nuk e nxirrte nga gropa as rusi e tusi!!i kishte koqet ne bigë!!sepse e kishin rrafshuar më keq se gjermaninë në L2B!!europa e nato u treguan shumë të butë,dhe vepruan butë për të patur sa më pak humbje në njerëz,sepse e dinë fare mirë se shkojnë për dhjam qeni,tru milloshi,njerëz që nuk kanë asnjë faj!!po të mos kishte ngritur duart milloshi!?
      akoma nuk do të ishte ngritur në gjunjë sërbia!!

    • po po o Arben sperme turku ! Po babai jot erdogani po investon ne serbi byrazeret shqipkare po i ngop me llafe boshe e ua mbushi vendin pellembe e xhamia

      • Po ti cfar mutin kerkon ketu , more zora e b***s se kolonel Janullaqit ? Ike e rri atje , tek vendi i qenit , ku te takon !

  • Secili udheheqes serb, kudo qe shkon jo vetem qe shkon me uniforme ruse por shkon edhe me koke ruse! Synimet dhe apetitet e Rusise dhe Serbise karshi tokave shqiptare dhe copetimit te tyre jane te nje rendesie afatgjate strategjike per “miqte” tane shekullore te “bashkim-vellazerimit”, prandaj shqiptaret duhet ta godasin fort dhe me mend vetem nje gozhde – ate te bashkimit te Atdheut tone te shtrenjte – Shqiperise!…

    DRENICA E KUQE

  • O Shaban ca ha ne mengjes pershesh me raki,po ai e ka thene hapur se jane vellezer cfare analizon mor burre,po si i behet me Shqiptaret qe i ka hy Amerika ne shpi dhe i thote se ca do beje me gruan ne darke e pa qene vellezer,se shpejti Rusia do i japi dhe raketat s400 e Amerika do i mbaj ushtaret Shqiptare me ca these groshi,kjo eshte forma se si i mban Amerika aleatet,e ca ben Rusia shikoje ne Siri.

    • Kjo eshte e vertete. Rusia i jep Serbise avione bombardues, Amerika Shqiperise i jep helikoptere te transportoje qeveritaret nga nje vend ne tjetrin.

      • Per te ditur si i mban Amerika aleatet e ke shembullin e 1999 ku e bombardoj serbine 78 dite e nete,
        Por ndoshta te jep kush ndoj grosh per te shkruar kshu se e din dhe ti kete.
        Po e perseris dhe per ty

    • Per te ditur si i mban Amerika aleatet e ke shembullin e 1999 ku e bombardoj serbine 78 dite e nete,
      Por ndoshta te jep kush ndoj grosh per te shkruar kshu se e din dhe ti kete.

  • Groshet i kam ngrene une po efektin e kane bere te ty,te kan erresuar syte,shko ne Serbi e shiko ca demesh kane bere bombardimet 78 ditore,e Shqiptaret pa u bombarduar sillen si te vdekur, sot ata qd u bombarduan kane ushtrine nga me te fortat ne ballkan,e ti bjeri groshit te Amerikes,nje levizje fare e vogel i duhet Serbise per ta bere dhe Amerikanin vella,e Shaiptaret vjedhin njeri tjetrin e presin nga daj Sami.

    • Lab, ke te drejte. Serbia ne krahasim me Shqiperine eshte gjithe dinjitet. Ajo eshte e respektuar dhe di ta beje politiken si me lindjen edhe me perendimin, jo si shqiptaret hipokrite e servile deri ne absurditet qe per te bere qejfin e njerit krah, mohojne teresisht krahun tjeter. Dhe per kete shperblehen me tallje e keqtrajtim.

    • Pak shembuj per “superioritetin” (LOL) e serbise
      I ke ne internet,zhduku tash..

      GDP Republika Ceke 1989 $ 2,878
      GDP Republika Ceke 2019 $ 23,042
      GDP e serbise 1989 $ 5,464
      GDP e serbise 2019 $ 7,381

      • U(P)S, nuk me dhemb me pak se ty per shqiptaret, vetem se me mosdurimin e mendimit ndryshe ti me kujton intolerancen e atij policit amerikan qe mbyti zezakun krejtesisht te neutralizuar.

  • Urime Shaban. Shkrimi e ben te qarte se takimi i 27 qershorit do te sjelle zgjidhjen midis shteteve Serbi e Kosov. Intensiteti i presionit rus mbi politikanet serbe tregon se Serbia po i afrohet Europes dhe po i largohet Rusise. Serbia eshte e bindur se e ka humbur pergjithnje Kosoven, prandaj ajo do te shohe te miren e saj dhe jo te miren e Rusise. Serbia e ka te ardhmen ne Europe e jo ne Rusi, por Vucici e vesh uniformen ruse per te mos ia prishur qejfin Putinit, gjest politik.

  • O gazetari famoz Shaban Murati:

    Po pse nuk shkoi Edvini i Kristaqit tek Putini i Rusise me atletike “adidas” dhe me poturet e Ergoganit per te festuar me parade madheshtore bolshevike

    VICTORY DAY?

    apo:

    DITEN E FITORJES MBI FASHIZMIN?

    sepse:

    Po te shikojme shifrat pragmatiste ekonomike, Serbia e Vucicit me shume kostume eshte:

    NUMBER ONE

    Ne Ballkan per thithjen e investimeve te huaja qe nuk kane as ngjyre dhe as ere, por qe risin GDP – ne kombetare

    • O rraca fashiste e Agron Tufes, do kishim shkuar edhe ne ne paraden e fitores mbi fashizmin, nese nuk do kishte shume njerez si puna jote qe ia mbathin e struken si minj ne Zvicer e gjetke.

  • “Presidenti serb shkon në Shtëpinë e Bardhë me uniformë ruse”
    ec o shabe se dhe presidenti amerikan i ka të brëndëshmet ruse!!
    këtu nuk po përmënd grun e tij poliglote që ka shumë mundësi të jetë ndonjë “red sparrow”!!!
    inteligjecën nuk e ka aq sa paraqiten “red sparrow”,por dhe i shoqi nuk ka ndonjë nivel të lartë inteligjence!!

    • Red sparrow i kane me shkolle ato o ceno, po hajt, me aq e hodhen ne grep tramin. Jane kapur vete te partise se tij duke thene qe tram eshte ne paycheck te putanit, po vetem rilindja ben sikur nuk e di, se dhe Ramuti eshte ne paycheck-un e Vucic dhe me tutje. Ramuti ka perdorur si Red Sparrow gjithe arsenalin e Rilindjes. Nga Bushati, Cakaj, ekipi i delimitimit, Thacin, Isa Mustafen dhe veten e tij te parin..

  • populli pa breke ne bythe i Enverit:

    Mire ja po e pranojme Edvin Rufjani i Kristaqit eshte si “mesalla me dy faqe” dhe nuk mund t’i zihet bese, qe u duke qe kur filloi t’i kendoje hymne Mithat Frasherit,

    por:

    PO PSE NUK SHKUAT JU O HIPOKRITE TE LANC-IT TE ENVERIT DHE BAHRI OMARIT TE PUTINI NE MOSKE, PER TE NDERUAR PARADEN BOLSHEVIKE E DITES SE FITORES MBI FASHIZMIN,

    njashtu:

    Sic shkoi Presidenti, Vucic i Serbise, dore per dore me Kryeministren e tij, me Presidentin e Bosnjes dhe Lukashenkon e Bjellorusise nga pas?

    QYSH KESHTU?

    Sa te hapesh dhe te mbyllesh site, ju Gerdallat Fanatike te Enverit harruat fare “Victory Day” dhe jo vetem ju, por as media enveriste shqyptare nuk u kujtua as edhe nje sekonde se pikerisht, sot ne Moske po festohet “Dita e fitorjes mbi Fashizmin” me nje sukses bolshevik te papare dhe me nje parade madheshtore ushtarake?

    SI PER INAT TE AGRON TUFES QE JA MBATHI NE ZVICER NGA FRIKA E LINCIMIT ENVERIST

    njashtu:

    Si Komisari i Policise Dritan Zagani vetem sepse tregoi me gisht kapobanden e droges ne qe rezultoi se ishte ministri enverist i Edvinit, Saje Qorri? Po pse Agron Tufa te pengoi ty o populli hipokrit fanatik enverist pa breke ne bythe te shkosh deri ne Moske per te festuar bashke me bolsheviket e Putinit, Diten e Fitorjes mbi Fashizmin?

    PO PSE QANI DHE VAJTONI ATEHERE SI KUKUMJACKA JU, GERDALLAT E ENVERIT PER LANC-IN KRIMINAL QE SHITI KOSOVARET TE RANKOVIQI DHE VRAU E MASAKROI ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT?

    • Te me fale per shprehjen lexuesi, por me mire te jesh popull pa breke ne bythe si une, sesa bythelepires i zviceraneve si ti “intelektual”.

      • O popull i Enverit dhe i Partise se Punes po mire po e pranojme se ke breke ne bythe qe i ke qepur me kambrik kombinati dhe i ke ruajtur per dite te zeza,

        por:

        CFARE MUT ANTIFASHISTI JE TI MORE MAVRI?

        qe:

        Bashke me te gjitha Gerdallat e Enverit, qe Edi Rama i ka hypur ne majat me te larta te Shtetit nuk begeniset fare dhe shkuat te Putini ne Moske per te festuar paraden madheshtore bolshevike per Diten e Fitorjes nga Fashizmi,

        PO PSE QANI DHE VAJTONI SI KUKUMJACKA BOLSHEVIKE, JU O POPULL ANTIFASHISTE FALLCO TE ENVERIT PER LANC-IN KRIMINAL JUGOSLLAV QE SHITI KOSOVARET NE TIVAR TEK RANKOVIQI DHE VRAU ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT?

        kur:

        Injoroni totalisht festimet per Victory Day qe eshte Dita e Fitorjes mbi Fashizmin dhe jo vetem ju, por e gjithe politika dhe media jone kombetare, ja Shaban Murati pershembell e ka veshur Vucicin me uniforme ruse, por harron se Edvini e mban poshte dyshekut ne dhomen e gjumit uniformen bolshevike te Kristaqit, Killerit te Enverit qe vari ne litar mikun tone, Havzi Nelen ne vitin 1988, nje vit perpara se te binte Muri i Berlinit, vrasje monstruoze per te trembur protestuesit qe ishin gritur kunder regjimit enverist dhe per kete arsye kostumi i Vucicit me duket me robaqepes me te mire.

        dhe:

        Sa per dijeni Zvicres apo Helvetise ja ka puthur bythen edhe Hitleri edhe Enveri me llogarite e tyre qe kane depozituar ne bankat e ketij vendi,

        prandaj:

        Kujt i plas se po ja puth edhe intelektuali.

  • Gjithshka shkruan ketu Shaba eshte e vertete. Por megjithe kete, kjo nuk e ndihmon ne ndonje drejtim politiken kosovare pergjate takimit te shtunen e ardhme. Politika kosovare ka nevoje per freski, idera, bashkpunime, argumente, etj., e jo vetem per konstatime nga kendveshtrime nacionaliste.

    • politika e kosovës ka nevojë për shumë e shumë gjëra!e vetmia nevojë që ajo nuk ka!?
      është kjo klasë kriminele që e drejton,këta koktrashë tradhëtarë që i kanë zënë frymën!!
      edhe kur duken se janë “një e re në politikën e kosovës”!

  • Eshte e habitshme sé si tradhtari i pabesi intelektuhali gjithmone Shab popullin Shqiptar dhe shikoje sé si mbron serbet edhe me perpara greket dhe gjithmone fajin e ka Enveri tani jam i bindur qe Enveri hale dhe ndyreisira qe mbrojne serbet edhe greket i beri miré qe i futi ne burg

    • Eshte e habitshme si sot, 30 e kusur vjet pas renies se Murit te Berlinit vemjet dhe fanatiket e Enverit mbrojne kriminelin Hashim Thaci, narkotrafikantin prej Zvicre qe ka vrare ne Pyllin e Zi te Llapushnikut mbi 100 njerez te pafajshem, shumica shqyptare dhe gabele me pretendimet se jane tradhetare te kauzes mafioze enveriste per te kapur pushtetin ne Kosove,

      SI NE ASNJE VEND TJETER TE BOTES DEMOKRATIKE

  • Kjo analizë, u botua 10 orë përpara sesa të shpallej thirrja e Gjykatës së Hagës për politikanët shqiptarë, duke filluar nga presidenti I Kosovës.
    Dhe i analizon me fakte dhe referenca të pakundërshtueshme dot, nga burimet zyrtare serbe dhe ruse. Pra, Ambasadori ynë i shquar i kalon në sitë të gjitha.
    Pikërisht këtu qendron edhe vlera e kësaj Analize.
    Por sot pasdite, u shpall thirrja e Hagës. Pra, takim dhe bisedime të shtunën, nuk do të ketë.
    Ambasador Murati, sikur ta dinte e ta kishte llogaritur këtë veprim të beftë të Europës, jep alarmin për ndërmarrjen e hapave institucionalë, me parakushtin që politikanët shqiptarë të Kosovës, medoemos duhet t`i çojnë punët dhe marrëdhëniet atje ku i kanë nisur.
    E në bisedime(kurdo që këto të mbahen), klasa politike kosovare, duhet të funksionojnë një trup i vetëm.
    Përgëzime, i nderuar Profesor Murati!

  • shaba me atë që po lexoj e ka trajtuar si një rusi që detyron sërbinë të rrijë në binar!pra kemi të bëjmë me “mbretin dhe vasalin e bindur” që nuk del dot nga qerthulli i vasalitetit ku është futur!!
    mua më dukes se nuk është kështu!!
    historikisht e dimë fare mirë se si sërbia dhe jugosllavia kanë pasur mbështetje por nuk kanë pranuar asnjëherë rrole të tilla vasaliteti,kur kanë dashur kanë vënë kufirin tek thana!
    kujtdo!!
    prandaj,unë e hedh poshtë këtë interpretim të shabës!!
    tërë kjo ecejake,nuk është gjë tjetër veçse prezantimi i mbështetjes që i jep moska beogradit!këtu tregohet “se sërbia nuk shkon me shpinë të ftohtë në uashington”!pra i thuhet botës që sërbia ka dikë pas!!ajo që nuk egziston në anën shqiptare,në anën sërbe është me shumiicë!!
    amerika e çliroi kosovën,i dha një mbështetje të madhe,që po të llogaritet me mbështetjen që rusia po i jep sërbisë!?është si dita me natën!!mjafton të kujtojmë reaksionin rus në prag të sulmeve të natos!!reaksion që shumë debila e barazonin me fillimin e L3B!!por amerika e nato nuk e përfillën!ja shkrehën në ballë!!
    sot në periudhën më të keqe të kësaj mbështetje,amerika ndaj kosovës qeveritarë,politikanë të kosovës;shkaku që kanë humbur shumicën e mbështetjes si amerikane ashtu dhe europiane(hajdutëritë,korrupsioni dhe grabitjet në ditën për djell të pasurive dhe taksave të shtetit kosovar);kërkojnë të vendosin me nxitimin më të madh fatet e saj!!
    dhe këtë nxitim e bëjnë kur në krye të shtetit amerikan është një nga katastrofat më të mëdha që e kanë gjertur amerikën!një gjel i fryrë pa pikë truri në kokë!!
    për mendimin tim ky bllokim i thaçit,është i rastësishëm a i qëllimshëm,është veprimi më i mirë që po ndodh!!
    dhe njëhrë o shab!
    nuk udhëheq moska këto veprime,por i udhëheq beogradi,sado që ti i bën vlersimet nga madhësia e shteteve e jo nga ajo e politikanëve të tyre!rusia të vetmen meritë që ka është mbështetja e fuqishme që i bën sërbisë!!asgjë më tepër!!
    nëse beogradi nuk e pranon këtë ndihmë!?
    e merr rusinë me shkelma bythësh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *