Presidenti takohet këtë të premte me komunitetin arbëresh, në Foggia

Leda Hysa

Këtë të premte, në Itali presidenti i Republikës, Ilir Meta do të takohet me komunitetin arbëresh të Casalvecchio di Puglia, në provincën e Foggias.

Mediat vizuale bëjnë me dije se takimi do të organizohet në orën 10:00.

Një ditë më parë Meta u takua me komunitetin arbëresh të Platacit (Pllatënit), në Kalabri.

Kreu i Shtetit ishte në Kalabri, për të marrë pjesë në konferencën kushtuar Antonio Gramshit, personalitetit të shquar italian dhe shqiptar.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *