Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me medalje presidenciale Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Thaçi e falenderoi Kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë për Kosovën.
“Sot pata nderin në autoritetin tim që të ndaj medaljen presidenciale me rastin e 10-vjetorin e Pavarësisë për kontributin e tij për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi.
Ndërsa Kryeministri shqiptar tha se ky moment është një nga më emocionueset në karrierën e tij politike.
“Ky është pa diskutim një nga momentet më emocionuese për mua, është një nder i jashtëzakonshëm dhe shpreh gjithë mirënjohjen time juve personalisht dhe falenderoj Kosovën për këtë emocion kaq të paharrueshëm. Më vjen shumë mirë që ndodhem këtu bashkë me miqtë e mi dhe kolegët”, tha Rama.
l.h/ dita

CFARE KA BO RAMA PER KOSOVEN …????? NE VEND QE TE HAPI KUFIJTE …. ?TE VEJE USHTARE NE KUFIJ ME KOSOVEN SE NUK I BESOHET SERBIT .. APO QE THIRRI SLOBODANIN PER NDESHJEN SHQIPERI SERBI DHE NUK I BERI FTESE THACHIT …. U E KA DEKORUAR PER PUNET E MIRA NE SHQIPERI ME KORRUPSIONI …. MJAFT ME HIPOKRIZIRA BENI REFORMA PER POPULLIN DHE LERINI REKLAMAT ..
Di kush me na treguar cfare ka ba Rama per lirine e Kosoves?