Kosovë, Thaçi emëron Bedri Islamin këshilltar të jashtëm

Dita

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar ish-drejtuesin e LPK-së dhe veprimtarin e njohur Bedri Islami, këshilltar të tij të jashtëm.

Presidenti Thaçi, i cili si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme e kishte propozuar Islamin për kryetar të Grupit të Punës për shndërrimin politik të LPK-së dhe krijimin e forcës së re politike, këto ditë e ka emëruar këshilltar të jashtëm të tij.

Bedri Islami, i cili njihet për angazhimin e tij në LPK, ka kryer studimet e larta në gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës dhe më pas është diplomuar edhe në gazetari.

Ai është autor i 14 librave me poezi, publicistikë, romane, drama dhe tregime.

Nga janari i vitit 1994 dhe deri në qershor të vitit 1999, me publicistikën e tij Islami  i shërbeu lëvizjes çlirimtare, duke botuar tek “Zëri i Kosovës” dhe tek media të ndryshme në Shqipëri.

Gjithashtu, në fillimet e para të luftës së UÇK-së, Islami njihet si organizator i disa prej mitingjeve më të rëndësishme të LPK-së në mbështetje të luftës, si në Mynih, Bon, Këln, Shtutgart, Londër, Gjenevë, Rambuje, etj.

 Në maj të vitit 1998, në mënyrë unanime Islami do të zgjidhej drejtues i LPK-së.

Ndërsa, në qershor të vitit 1999, në Prizren ai drejtoi mbledhjen e përgjithshme të Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku në emër të Këshillit të Përgjithshëm propozoi kalimin e LPK-së në një organizatë politike legale.

 Për luftën çlirimtare në Kosovë, Bedri Islami ka botuar edhe 6 libra me publicistikë.

 Pas vitit 1999, me miratimin e bashkëveprimtarëve të tij, ai u tërhoq nga jeta aktive politike, duke u kthyer tashmë sërish, por si këshilltar i jashtëm i presidentit Thaçi.

10610764_10202819520704890_1300690122659099856_n

Share This Article
17 Comments
  • Ish-kancelari gjerman G.Schröder i dha nje keshille te vlefshme kryeministrit te Shqiperise ne lidhje me kujdesin qe duhet qeveria, kur truri eshte i predispozuar te braktise vendin. Ate qe s’di, s’do, apo s’mund te beje E.Rama duket se po e aplikon presidenti i Kosoves. Si Hahimit ashtu dhe Bedriut i uroj suksese ne bashkepumin e tyre ne dobi te interesave te kombit.

  • kenaqesi qe nje president afron rreth vehtes nje burre te mencur,ja vlen te degjohet per pjekurine e maturine.

  • Thaci ishte nje marksist-leninist i thekur. Kohen e fundit ai sikur po nderron drejtim. Partia e tij gjithnje e me shume po anon nga e djathta. Ndoshta shoku Bedri do te ndikoje tek ai qe mos ta braktise marksizem-leninizmin. Ky do te ishte suksesi me i madh i djalit te Zenelit.

    • Te vetmit qe e kane cilesuar Thaçin marksist te thekur kane qene Beogradi dhe UDB-shet ne Kosove, e Sali Berisha qe edhe e arrestoi kur ishte president sepse e konsideronte UÇK terroriste, … e tani….edhe ju.

  • Tregon se z.Thaci eshte presidenti qe i duhet Kosoves e kombit tone , afrimi i z, Bedri Islami si keshilltar i presidences tregon vleresim per burrat e zgjuar dhe atdhetar te kombit , rrespekt .

  • nje komunist merr keshilltar nje marksist. Kaq eshte historia. B.Islmai eshte gazetar qe vjell vrer kunder Rugoves e kunder te gjithe atyre qe nuk jane ekstrem i majte me mendime dhe me origjine. Turpet e Thacit vazhdojne.

    • kur bedri islami luftonte per lirin e kosoves rrugova hante e pinte nen mbrojtjen e miloshevicit dhe me mir nje komunist patriot sesa 100 demokar qe i sherbyen serbit

  • Mendoj ze z.Bedri Islami eshte nga gazetaret me te mire qe ka kombi.
    Lexohen vazhdimisht shkrimet e tij,lexohen se jane aktuale,jane melhemi mbi plage.
    Hallall se ka nje jete te tere qe i sherben çeshtjes kombetare.

  • Le ta gezoj Thaci ish spiunin e sigurimit te shtetit kur ishte te gazeta JETA E RE ne Shkoder.Dasht Zoti e nuk po na merzit menermethanen per cdo dite.Do i themi Thacit kujdes se e ka ne gjak spiunimin ky B Islamabati.

  • ..Ky far Bedriu, ka vjele Kosovaret neper Gjermani,

    Citat: “Ai është autor i 14 librave me poezi, publicistikë, romane, drama dhe tregime.Nga janari i vitit 1994 dhe deri në qershor të vitit 1999, me publicistikën e tij Islami i shërbeu lëvizjes çlirimtare, duke botuar tek “Zëri i Kosovës” dhe tek media të ndryshme në Shqipëri.” Nga sejcili Botim ne “Zeri i Kosoves” ka kerku paraprakisht para te gatshme, sejcillin botim te librave per UCK-ne, ka marr deri ne 6000 Euro damshperblim nga Kryepersonazhet e tregimeve..! se si eshte katandise LPK-ja qe nga ardhja e tina ne krye te saj.. tregojn vet ishantaret e tjere! ma shkurt ky eshte pis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *