Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdon të jap premtime nga pozita e tij për projekte që kanë të bëjnë me Qeverinë e Kosovës.
Në rrjetin social Facebook, Presidenti ka shkruar se pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare.
“Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë vende ulëse, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, ka shkruar ai.

Zoti president, jeni duke kryer edhe detyren e kryeministrit?