“Presidenti thotë që ta pret dorën po vodhe vota”. Si përgjigjet Ulsi Manja

Rovena Cerka

Deputeti socialist, Ulsi Manja i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta i cili është shprehur se kush cënonte votën e lirë më 25 prill, do ia priste dorën në mes të sheshit “Skënderbej”, e kjo sipas presidentit jo në mënyrë figurative.

Manja u shpreh se presidenti Meta këto thirrje nuk i ka pasur për mazhorancën, por sipas tij, për atë që ka lënë në krye të LSI-së dhe për partitë e tjera opozitare.

Manja shtoi se PS kurrsesi nuk do të cënojë votën e lirë dhe të ndershme, pasi në muajin prill do të jetë në një tryezë për çeljen e negociatave me BE-në dhe është roli i saj si mazhorancë qeverisëse për të dhënë një shembull të mirë në këto zgjedhje.

Meta ka deklaruar se kush prek votën do i pritet dora, cili është perceptimi?

Ulsi Manja: Ti përmende fjalën Presidenti i Republikës, por një president nuk e përdor atë fjalor. Nuk është i denjë për një president republike. Praktikisht presidenti ka dalë hapur që është palë politike me opozitën, madje pretendon të jetë lider i opozitës.

Besoj ti qëndrojë fjalës, dhe ti presë dorën atyre që vjedhin votën, por këtë t’ia përsërisë asaj që ka lënë në krye të LSI dhe partive të tjera opozitare. Jemi në terren dhe po shohim, por kam përshtypjen që pas 25 prillit nuk e thotë këtë sepse do të jenë të tjerë për t’i prerë votën.

PS nuk kërkon votën përmes skemave të pista. PS ka edhe përgjegjësinë për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, sepse në prill do të kemi tryezën e parë të negociatave me BE dhe duhet të jemi garantët e votës së lirë. Por të jesh e bindur që presidenti nuk do ta thotë këtë më, sepse duhet të presë shumë duar tek partitë opozitare dhe nuk e di a i dalin sëpatat.

c.r. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Kjo e votes eshte gje e re, por para shume vites, kush vidhte I prisnin doren, tani gjykojeni vete kujt i duhet prere dora! Hahahahaha ku e ke bllokun Ilir Meta, me nie dore do e mbash?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *