Presidentja braziliane, Dilma Rousseff i kërkoi sot drejtësisë të anulojë procedurën e shkarkimit që është ngritur ndaj saj, ndërkohë që ajo gjendet në një pozicion kritik tre ditë nga një votim i rëndësishëm i deputetëve.
Avokati i përgjithshëm i qeverisë, Jose Eduardo Cardozo, bëri apelim në Gjykatën Supreme Federale, duke gjykuar se ky proces shkel parimin e procesit të drejt dhe të së drejtës për t’u mbrojtur.
Ky apelim do të analizohet nga Edson Fachin, një magjistrat i Gjykatës Supreme i konsideruar si pranë qeverisë dhe do të prononcohet mbi pranueshmërinë e tij.
Nëse apelimi gjykohet i pranueshëm, kjo do të sjellë pezullimin e shqyrtimit të procedurës nga deputetët, deri sa gjykata më e lartë braziliane të japë një vendim kolegjial.
