Presidentja e Kosovës takon Papa Françeskun

redaktor

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në audiencë private nga Papa Françesku.

Në një njoftim të presidencës thuhet se ajo në një takim mbi 40 minutësh e njoftoi mikpritësin e saj për zhvillimet në Kosovë dhe shfaqi shpresën për njohje të pavarësisë së saj nga Vatikani, duke vlerësuar siç thuhet, rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është e njohur nga 108 shtete të botës, duke shfaqur shpresën se edhe Selia e Shenjtë do të vendos që ta mbështes vizionin e një Kosovë të pavarur dhe demokratike.

Presidentja Jahjaga, tha se Kosova sot është një shtet laik por gjithashtu edhe një rrëfim frymëzues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo tha se pas përfundimit të luftës në përpjekje për të ruajtur karakterin shumetnike dhe shumkulturor, Kosova ka garantuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe gjithashtu ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar udhëheqësve të të tri besimeve të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet vete.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot shënon një rrëfim suksesi të përbashkët të popullit dhe të institucioneve ë saj si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, si një faktor i rëndësishëm i paqes e qëndrueshmërisë dhe nxitëse e fqinjësisë së mirë, duke hapur rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, për të cilën ka konsensus të plotë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes së Kosovës.

Share This Article
2 Comments
  • Harmonine fetare lere te fundit se eshte bere barcalete.RRefehu te Papa se nuk keni bere asnje perpjekje per te treguar identitetin e vertete kombetar.”SHQIPONJA” e larguar po kthehet ne “FOLE”, kurse “shqiponjes” kosovare ja keni ndukur pendet e duket si sorre e cofte, qe jo vetem spo kthehet ne fole ,por po e hane grabitqaret.Kujdes! Papa i di te gjitha,po rrefimin tend nuk e nxjerr jashte!Tregoi se nuk jeni prononcuar per kthimin e kishave katolike ne manastire sllave!RRefeji se mbi trojet mijera vjeqare te kishave katolike,aty ku ndodhet identiteti juaj i paster dhe i vertete, keni hedhur balte! RRefeji se politika juaj dhe nje pjese e popullit tuaj DARDAN, jeni bukeshkale ,se harruat shpejt kush ju shpetoi nga kolera serbe dhe ju beri shtet per here te pare te historise suaj,kurse fytyren e mbani nga lindja!RRefehuni……rrefehuni…se keni shume per te rrefyer ,e ZOTI do tua fale mekatet ,e do tju tregoje RRUGEN E JETES DHE TE VERTETEN se AI e do popullin e TIJ!
    Show less · Translate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *