Presidentja e Kroacisë “provokon” serbët: Para se të jemi miq, duhet shumë ujë të rrjedhë në Danub

Dita

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovië ka komentuar për herë të marrë marrëdhëniet ndërshtetërore midis Kroacisë dhe Serbisë.

Mes të tjerash ajo tha se “shumë ujë do të rrjedhë në Danub përpara se Kroacia dhe Serbia të mund të thonë se janë shtete miqësore”.

Mësohet se këto deklarata të forta kanë irrituar Beogradin të cilët i kanë cilësur si një provokim të ardhur nga Kroacia.

Siç e dimë, beteja e Vukovarit është një nga betejat më të përgjakshme në historinë e Kroacisë ku Ushtria Popullore Jugosllave rrethoi për 87 ditë Vukovari, në Kroacinë lindore.

Politikat nacionaliste të ndjekura nga Presidenti Sllobodan Millosheviç sollën në vitin 1990, shpërthimin e një kryengritje të armatosur nga serbët e Kroacisë.

Më 18 nëntor 1991 qindra ushtarë dhe civilë u masakruan nga forcat serbe, dhe së paku 31.000 civilë u dëbuan nga qyteti.

Share This Article
7 Comments
  • Njè konkluzion i drejtè ky i Kroacisè. Besoj qè pèr njè paqe midis shqipètarève dhe serbève nuk do tè mjaftonin as gjithè ujrat e botès pèr tè arritur njè miqèsi me ata.

  • Akoma plaget rrjedhin gjak si ne Kroaci, ne Bosnje hercegovine, pa lere pastaj Kosoven qe u ushtrua mbi te nje genocit Hitlerjan.
    Presidentje e Kroacise nuk munde te fale gjakun e te gjith atyre bije e bijave Kroate qe gjeten vedekjen nga dora gjakatre Serbe .
    Sote Serbia po perpiqet te vesh lekuren e qengjit mi ate lekuar e ujkut qe e kan pasur tradicionalishte serbet . Pore gabohen rende. Populli nuk harron gjakun qe rrjedh rreke te ter hapsiren e ishe Jugosllavise nga dora gjekatare Serbe.!
    BE-je eshte per tu habitur se ku e gjen ate kurrajo te afroi serbet ne celjen e negociatave, per ne BE ne nje kohe qe ujqerit serb kan mashtruar duke veshur lekure e qengjit, pore at jan ujqere sado qe te maskohen.!

  • burimi i armiqesise midis ju kroateve e serbeve, e ka zanafillen tek.. shizma . mesoni te kuptoni, se keni nje fe, me rite te ndryshme po, per arsye hegjemonie, nen petkun e shizmes, perendimi, me “katolik” si ju, ka sulmuar lindjen ortodokse .keshtu qe ju (tugjmanet) meritoni nje ,,dru te mire, por bazuar ne aresyen KRISTIANE, themi : “fali zot se s’din çbejne” .

    • Nuk eshte vend per te komentuar prifterinjte e hoxhallaret ketu . Gjej vend tjeter , ku te debatosh per problemet fetare . qe kategoria juaj , i hedh benzine zjarrit !

  • Gjysma e Kroatve jen shqiptare te konvertuar. Pra nuk eshte thejshte shizma pore eshte , dallimi ne mes nje kombi, ku serbet kerkoje te kthejne te gjith vendet sllave ne Serbe te mirfillte duke shfarosure rracat e tjera njerzore.
    Keshtu Kroacia e kryesishte Kuvari i cili eshte tersishte popullsi me gjak shqiptare.! Kjo eshte arsyej kryesore per luften ne Kroaci. Duke menduar se do te vrasin vellain e Kosoves ne Kroaci do ta kishin me te lehte ate me Kosoven.!

  • Sapo Hitleri sulmoi Jugosllavinë , para se të sulmonte BRSS , Kroacia u shkëput nga Jugosllavia dhe e shpalli veten shtet fashist , pjesë të Rajhut të Tretë .
    Serbët bënë të kundërtën , rezistenca e tyre ka qenë më e fuqishmja në Evropë , pas BRSS .
    Ndërsa SHBA , në Luftën e ll Botërore , ka më pak se 400 mijë të vrarë dhe Anglia diçka më shumë se 400 mijë , Jugosllavia ka mbi një milionë e 700 mijë të vrarë .
    Prandajë Titua nuk I ndenji peqe- lepe as Stalinit , as Çerçillit , as Ruzveltit !
    Unë s’bëj dot arbitrin në grindjet e dy vendeve ballkanike.
    Ata një ditë do puthen me njëritjetrin dhe ç’na mbetet neve po të mbajmë sot anën e njërit ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *