Presim dhe shpresojmë

anazapta

Sa shumë kemi pritur! Edhe pse shpresa vdes e fundit, tek ne shqiptarët ajo është venitur, është zbehur, thuajse është shuar. Shumë shqiptarë lanë vatanin (edhe po e lënë) për një jetë më të mirë, se këtu po kthehet dekada e fundit e sistemit monist. Çdo ditë po përdorin sherbet sheqeri në vend të gjellës. Dyqanet janë të mbushur plot, po xhepat e shqiptarëve janë bosh. Secili prej nesh shpresonte se demokracia do të përmirësonte ekonominë e qytetarëve shqiptarë. Po ku të lë Sali Berisha të ushqehesh si njeri, të vishesh si zotni, të qeshësh me fëmijët? Kur ka menduar ndonjëherë ai për qytetarin? Shpesh e thotë edhe servili, frikacaku Lulka se PD-ja mendon për qytetarin. Po kështu edhe ai ordineri Strazimiri apo dhe i tremburi Paloka, që sa herë thonë diçka, shikojnë nga Sali babai. Ç’meritë ka ky njeri për përmbysjen e sistemit? Merita nuk i takon atij, por kohës, momentit, që domosdoshmërisht kërkonte ndryshimin e sistemit. Në Shqipëri arbitri ishte Ramiz Alia dhe që emëruan në krye të Partisë Demokratike këtë mohues të të mirave që atij i dha sistemi komunist. Për demokracinë ai nuk ka asnjë meritë.

Qytetarët shpresojnë që jeta e tyre të përmirësohet, po ku të lënë taksat? Bashkia e Kuçovës (ndoshta edhe të tjerat) çon në stratosferë taksat për shumë shërbime. Populli votoi që të shohë ndryshimin. Njerëzit po flasin me vete. Kryeministri të mos lavdërojë Sali Berishën (në Kukës). Si i ndihmoi ai kosovarët? Harron populli se ç’bëri ai për serbët? Ai mendon vetëm për fëmijët e vet dhe nipër e mbesa, të mbrojë me çdo kusht pasurinë e vjedhur. Bërtet e vetëm ulëret. Nuk di të sillet ndryshe ai. Dhe këto se ka frikë se mos futet në dhomat me sipërfaqe të vogël, pa dritë, pasi e di që mbi të rëndojnë shumë vepra penale, që nga mosdënimi i shumë trafikantëve etj. Po gjithsesi, kryeministri Edi Rama duhet ta dëgjojë zërin e shqiptarëve për pakënaqësinë që kanë në sistemin e drejtësisë. Për Edi Ramën është një moment dhe shans historik për t’u mbajtur mend si kryeministër që solli diçka të re në jetën e shqiptarëve.

Letër e nënshkruar

Sh.Mata, Kuçovë.

Share This Article
1 Comment
  • Zoteri,sa te mbarojme pune me detyren qe na la shoku Sali per shlyerjen e borxheve do te merremi me hallet tuaja.Na jepni dhe nje mandate dhe do ta shikoni se cdo beje banka boterore per Ju

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *