Presim që të trajtohen të tjera probleme

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Akademia e Tiranës dhe Prishtinës gjetën rast të ndesheshin për  Rexhep Qosen. Ndoshta ASHAK-ut dhe ASHSH-se i nevojitet paksa guxim qe te prononcohen per probleme me te medha te Kosoves dhe Shqiperise. Per sa i perket Shqiperise sidomos, keto vitet e fundit jane kryer vepra e procese te jashtezakonshme; eshte bere lemsh çeshtja e pronave, eshte shkaterruar territori, mjedisi, drejtesia, arsimi, trashegimia kulturore, … Nuk merret vesh me kush eshte polic dhe kush gjobvenes, kush eshte gjykates dhe kush eshte hajdut, megjithese perndryshe te gjithe e dime se çfare kane qene dhe jane shume prej politikaneve. Natyrisht nuk eshte edhe aq e lehte te flitet per probleme te tilla, pasi mund te cenohen qeveritare, nderkohe qe e vetmja menyre per te thene se jam gjalle paskan qene kritikat e panevojshme ndaj personazheve qe nuk jane nen ombrellen e pushtetit apo te mblidhesh me 37 “intelektuale” te tjere per nje shkrim-peticion, qellimi i te cilit ndoshta nuk mund te paragjykohet. Veç mund te paragjykohet fakti se nuk jane bere peticione atehere kur kane qene mese te domosdoshem.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *