SMS në DITA
Në 0689073730
Të dëgjuam merimangë
Si përhap helme përditë
Si kur ishe në pushtet
Edhe sot në opozitë.
Diskuton, po s’di çfarë thua
Se dhe vetë nuk i kupton
Përveç sharjeve të shefit
Që me qeshje miraton.
Zemrën zi, shpirti katran
Veç koburja të mungon.
Një milion do pushkatoje
Tani vetëm i mallkon.
Të zbritën nga aeroplani
Dhe të hoqën kusarinë
Në çdo vjedhje, në çdo krim
Ti ortake me Salinë.
Jeni dy pleq të shëmtuar
Ju shtoftë Zoti dashurinë
Bashkë vodhët, masakruat
Bashkë të ndani dhe qelinë.
Ju votues të kërcënuar
Kini besim e duroni
Sa të vihet drejtësia
Nga vampirët do shpëtoni.
Qofshi të nderuar në Evropën e bashkuar! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
