Presim vjeshtën për drejtësi

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi

 

Ditë, të shoh të pezmatuar

se nuk kemi opozitë

ne nuk jemi të gabuar

se na gjykon një tufë banditë

 

Lulashi e rrokomëni

shpikin e shajnë përditë

të tjerët u mbajnë iso

se dalin dosjet në dritë

 

Se kur je përlyer vetë

vetiu mbyllet dhe goja

ndaj edhe pakicës sonë

me kohë i ka dalë boja

 

Të vjedhësh popullin tënd

nuk ka krim më të shëmtuar

i pashpirt e i pamend

kur ha me këmbë e me duar

 

Jemi të rrallë në botë

që sa hap e mbyll sytë

dalin milionerë me okë

që s’numërojnë dot pasuritë

 

Ky ish shteti i kusarit

që ulërinte përditë:

Unë në postin e sulltanit

ju vazhdoni batërditë!

 

Kjo shumicë absolute

mund të bëjë dhe marrëzi

ndaj një opozitë frenuse

është domosdoshmëri

 

Kur përballë ke dallkaukë

pa vizion, pa dituri

të vjedhin e të hanë bukë

diktature je përsëri.

 

Presim vjeshtën me krahë hapur

të vendoset drejtësi

kush ka vrarë e kush ka vjedhë

të strehohet në qeli!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *