Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Klement Balilin.
Në seancën e kësaj të hëne pasi janë lexuar akuzat, prokuroi Eneid Nakuçi ka kërkuar 18 vite burg.
Më parë Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar.
Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.
Nëse gjykata vendos pro prokurorit, me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 12 vjet.
Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .
Konfiskim i pasurisë – Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.
Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.
Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.
Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njezetë e tre) apartamente.
b.b/dita

Cilin do marri me vete,ka thene gje per agallaret siper ?
Nuk na intereson Balili.Ne na intereson kush eshte shefi i tij . Kush i ka dhene driten jeshile..Kush peshk i madh i ka dhene ketij te bleje me letra me brime ,me falni me vlere bajtava ,kete hotel te punetoreve ne Sarande ..Nxirni shumat sa eshte blere ne fillim ky obkekt dhe pyesni sa te interesuar te tjere, ka pasur ne ankand . Ku i gjeti leket ,si i beri ky 23 apartamente? .Me sa leke per m 2 jane blere keto troje ?..Popullit ju te drejtesise ,duhet ti beni transparence ,dhe jo me pislleqe si deri me sot .Ne qofte se ju ka ngelur pak karakter ju gjygjtareve dhe prokuroreve te korruptuar ..
Sa te jene ne loje avokate mashtruesa si ky kumarxhiu i Balilit, mos prisni drejtesi. Ky plehre qe del i fshehur prej frikes se atyre qe ka mashtruar duke i marre para paturpesisht nuk ze mend dhe i ka dale boja edhe ndermjet miqve te tij. Avokat sekser i padrejtesive. Ketij e te shoqes ti behet veting sa me shpejt.
Bobo .Komento qe te ndihmosh . Mos u kap kot me avokatin ,ska gje ne dore ,eshte ne dore te gjygjtareve dhe te prokuroreve .Sa per dijeni une kam pasur nje gjygj ,me te shoqen e ketij me Zeqinene dhe e kam fituar gjygjin sinqerisht nuk i kam dhene as edhe nje kafe .Bile nuk e njoh , e as me njeh as si fytyre. prandaj nuk ndihmon as edhe nje grime me komentin tend .nuk te kuptoj sinqerisht ku do te dalesh e cfare do te thuash ?? ????