Prezantimi i stadiumit, nuk lejohen përfaqësues të shoqërisë civile

Elton Tafaruci

Përfaqësues të shoqërise civile, Forumi për Trashëgiminë Kulturore dhe disa gazetarë nuk u lejuan të hyjnë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, ku kryeministri Rama prezantoi projektin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Ata u përplasen me rojet private në ambientet ku po zhvillohej mbledhja, të cilët nuk i lejuan të hyjnë, pavarësisht se disa prej tyre u treguan ftesat.

Gjergj Bojaxhi e quajti të turpshme moslejimin e shoqërisë civile në mbledhje përsa kohë u deklarua se kjo do të ishte një dëgjesë publike.

Ai deklaroi se ndërtimi i stadiumit është i nevojshëm, por duhet të jetë një stadium me standard, jo në një zonë të mbipopulluar që do t’i rriste më shume densitetin duke i bërë dëm kryeqytetit.

Po ashtu ai u shpreh se ajo për të cilën kemi më pak nevojë është një qendër tregtare me fushë futbolli, siç u shpreh ai. Projekti, sipas Bojaxhi, cënon kompleksin monumental.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *