Prezantohen maskotat e Olimpiadës “Tokio 2020”

Dita

Maskotat e Lojrave Olimpike që do të zhvillohen në Tokio, do të quhen Miriatova dhe Someity.

Ata u prezantuan gjatë një ceremonie të organizuar në kryeqytetin japonez.

Këto dy personazhe janë shfaqur me veshje tradicionale japoneze: i pari me kuti shahu blu, kurse tjetri me lulen e qershisë.

Miraitova dhe Someity u votuan nga një listë në të cilën shënoheshin 3 propozime të fëmijëve të të gjitha shkollave fillore japoneze.

Lojrat Olimpike të Tokios do të zhvillohen në periudhën 24 korrik-9 gusht të vitit 2020.

s.a/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *