Prezantohet sot në Shqipëri Deutsche Telekom si një brand i ri në fushën e telekomunikacionit në vend. Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Deutsche Telekom duke theksuar se ky është një progres më vete dhe risi në shërbimet e ofruara.
Rama tha gjithashtu se duhet të jemi krenar që kjo kompani e mirënjohur gjermane ka zgjedhur Shqipërinë për të investuar. Kjo tregon një sinjal të fortë bashkëpunimi, mundësie dhe projekti bën të mundur një avancim të madh në teknologjinë e informacionit.
AMC nuk do të mbajë më emrin me të cilin ka qenë në treg për 20 vjet, por do të quhet “Telekom Albania”. Duke nisur nga data 23 Korrik, kompania do të operojë nën brandin e Grupit Deutsche Telekom.

o mortje vetem emrin ka nderuar se nje kak jane, akoma greke jane ne krye e strategjite e tyre jane, thjesht ndryshim emri se spo ecen me ne treg prandaj.