I mbërritur te Inter në ditën e fundit të merkatos, Yann Karamoh u prezantua sot përpara tifozëve zikaltër, nëpërmjet kanaleve në rrjetet sociale.
“Kisha mundësi të ndryshme, por kur dëgjova ofertën e Inter, u bllokova menjëherë dhe e zgjodha. Nuk e prisja, sepse te Caen isha rezervë. Gjithçka u zhvillua shumë shpejt. Interi ishte një ëndërr e imja. Shpresoj të arrij te Champions League me këtë klub”, deklaroi francezi.
Anësori ofensiv i ditëlindjes 1998 e thotë qartë që pretendon për hapësira dhe minutazh, madje duke synuar formacionin te Inter. “Spalletti është një trajner që dashuron të fitojë.
Besoj se profili im është interesant për atë. Shpresoj që karakteristikat e mia të më mundësojnë që të përfshihem në skuadër dhe të përzgjidhem.
“Idhullim im zikaltër? Sigurisht Samuel Etoo”
Karamoh jep edhe një panoramë të karakteristikave të tij: “Më pëlqen të kem kontrollin e topit, të tentoj driblimin dhe të përmirësoj gjithmonë te shpejtësia. Roli perfekt?
Nuk është e rëndësishme, kam mbuluar pozicione të ndryshme në fushë. Gjëja thelbësore është gjetja e pozicionit të duhur për të dhënë maksimumin dhe shënuar gola e dhënë asiste. Do të tentoj të bëj më të mirën time”.
