Prezantohet klipi i këngës përfaqësuese në Eurovision

Leda Hysa

 

Eugent Bushpepa do të jetë këngëtari që do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision Song Contest 2018, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 08- 12 maj.

Ditën e djeshme në platformën Youtube është publikuar klipi zyrtar i këngës “Mall”, që do të jetë kënga përfaqësuese në këtë kompeticion të rëndësishëm muzikor.

Në klipin e kësaj kënge spikasin motivet shqiptare, xhubleta, daullja, fustanella si një përfaqësim të gjithë krahinave të vendit tonë.

Klipi është realizuar me ide dhe regji të Ajola Xoxës dhe fotografi të Arianit Gjonbalajt.

“Mall” ishte kënga që triumfoi në festivalin e 56-të të RTSH-së dhe që automatikisht u zgjodh si materiali muzikor prezantues i Shqipërisë në festivalin europian.

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *