Prezantohet Mancini: Do ta çoj Italinë sërish në majë

DITA Online

Pas muajsh të tërë pritjeje, Kombëtarja Italiane ka trajnerin e saj të ri me Roberto Mancinin që nisi zyrtarisht aventurën e re në stolin e të kaltërve.

Kontrata e firmosur ditën e hënë parashikon angazhimin e tij deri në vitin 2020 me një pagë prej 2 milionë eurosh neto në sezon plus bonusin prej 1 milionë eurosh në rast të arritjes së objektivave.

Në pritje të debutimit në datë 28 Maj në miqësoren përballë Arabisë Saudite, 53-vjeçari bëri daljen e tij të parë publike si trajner i përfaqësuese italiane.

“Jam i emocionuar për këtë detyrë të re, të jesh trajner i Kombëtares nuk është diçka që ndodh shpesh. E pata shumë të lehtë të zgjidhja. Falenderoj të gjithë trajnerët që kanë punuar me mua duke kontribuar në rritjen time profesionale. Jam në rolin e trajnerit prej shumë vitesh dhe mendoj se ky ishte çasti i duhur për të marrë një përgjegjësi të madhe si kjo. Italia jashtë Botërorit ishte diçka shumë e hidhur për të gjithë ndaj dëshiroj të jap kontributin tim për këtë përfaqësuese”, tha Mancini.

I pyetur për afrimet që ka ndërmend të bëjë, konkretisht rreth emrave që janë lakuar si Balotelli dhe Pirlon si pjesë të stafit, Mancini u shpreh se do të dëshironte shumë ta rishihte Mario Balotelin edhe njëherë në formën e tij më të mirë më fanellën e përfaqësueses.

Sikundër pritet edhe afrimi i Pirlos si pjesë e stafit.

“Qëllimi im është një dhe i vetëm, të ringre këtë Kombëtare në majën e futbollit europian. Dua që të jem pikërisht njeriu që e rindërtoi dhe e solli sërish këtë skuadër me histori në nivelet më të larta të futbollit botëror. Italia e ka fituar katër herë Kupën e Botës dhe sot ky ekip ka në strukturë lojtarë me peshë dhe bashkë mund t’ia dalim të ringrihemi aty ku meritojë”, tha trajneri i Italisë.

Në rast se Mancini do të arrijë kualifikimin në Euro 2020 me këtë përfaqësuese automatikisht kontrata e tij do të rinovohet edhe me dy vite tjerë.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *