Prezantohet nga kabineti i ri qeveritar “Pakti për Universitetin”

Leda Hysa

Nisi si një përgjigje në një “platformë online” ndaj kërkesave të studentëve, tani qeveria e ka prezantuar si “pakt”.

Prezantimin e “Paktit për Universitetin”, kryeministri ka zgjedhur ta kryejë me kabinetin e tij të ri qeveritar.

Ai tha se kishte premtuar publikimin e këtij pakti brenda muajit janar dhe e mbajti fjalën.

Ministrja e re e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini pasi komentoi vetë paktin e ri, ftoi për të folur edhe ministrat e tjerë të pranishëm në takim.

Besa Shahini: Gjithë ky proces ka zgjatur 6 javë. Kjo është thjesht një pikënisje që ky dialog të niset mbarë. Do doja të ftoja kolegët e mi, të flasin për problematikat në universitete të ndryshme. Është vendosur një marrëdhënie e re mes universitetve për mënyrën e patronazhit.

Do filloja me Bellinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë

Belinda Balluku: Jam Belinda Balluku, kam marrë stafetën për të drejtuar ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kemi parë problematikat e Universiteteve. Problemi kryesor i thënë nga dekanët është sipërfaqja e vogël  në raport me numrin e studenteve, gjë që ndikon në akreditimin. Diçka tjetër që ka nisur për të gjithë universitetet është punësimi në të gjitha platformat e studentëve ekselentë, kjo është pak a shumë kjo që kemi bërë

Etilda Gjonaj: Është kënaqësi për t’ju prezantuar rezultatet e punës më shumë se një muaj e gjysmë. Përtej problematikave që Fakulteti i Drejtësisë ka që nga kurrikulat, por edhe shërbimet që duhet të kenë studentët. Bashkëpunimi me Fakultetin e Drejtësisë dhe Ministrinë ka më shumë se një vit që ka nisur. Aktualisht në ministri janë të punësuar 16 studentë të ekselencës.

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
    • Biometri qenka Danjolli i Sherkes,
      Danjollin e shekes e gjeni tek libri i Rexhap Qose “Vdekja me vjen per zyve te tille”
      Ai (Danjolli i Serkes) kishte detyra te tilla madje te hynte edhe per vrime te Celsit dhe te survejonte njerzit,!

  • Ah moj Shqiperi e mjere nga kush drejtohesh!!!!!!!! Nje dhimbje e madhe qe vret ardhmerine tone kombetare.

  • Kemi bere shume , por kemi me shume per te bere .??Do ta bejme ,do e bejme do regullojme .e do te ,pa fund. Sa fallcitet ,do me kujtoni ,sic do gje sa per te kaluar rallen .Me kenaqi ai Shalci , kur diskutoi dhe propogandoi tamam ,si ne kohen qe do vinin plehrat e Europes ne shqiperi.,gjoja riciklim .Ku ato dite, u be si nje qen ,per te ardhur plehrat , per perfitimet ne miliona ne Euro mafjes anti shqiptare ,ne kurriz te shendetit te popullit ,ambjetit ..Besoj se nuk e ka haruar ky Shalci.:. Mos u lodhni kot mos u genjeni ,,,cdo gje shkon paralelisht ,sic jane rrogat ,pensionet ,spitalet ,rruget e kanalizimet ,kur kalon ne kembe rrugeve vjen era amonjak .Me beri pershtypje ,do punesojme 803 studente .thote Z ministre .Apo do perzeni nga puna te tjeret ” SHKENCETARET “qe ju japin vote familjarisht dhe ,tna groposni me keq ,se keta te cpunesuarit ,direkt fitone gjygjet ,dhe si per here ,te pagojme me taksat tona ,dy here rrogat.Dhe as edhe nje here pergjegjesi ..Me kenaqi ky Veliaj ,kur permend kam demonstruar per MJAFT .Pse e tradhetove more djale MJAFT ??Sa para perfitove nga BE ,per te ndihmuar kete levizje dhe ,mbasi mbushe xhepat ,i ktheve kurrizin , i tradhetopve , i le ne balte , por mos kujtosh, se ta kane harruar keto monedha ,eshte e hapur per zy ,o Erjon .

  • Ore.. e dini qe belinda balluku, nuk e ka bere shkollen e larte. Bela balluku nuk ka universitet. Ka bere nje shkolle te mesme ne greqi ose nese e ka nisur nuk e ka perfunduar. Nese i gjeni diplome bela allukut, dijeni qe e ka te falsifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *