Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektligjit për mbrojtjen civile deklaroi se kjo bazë e re ligjore ka për qëllim reduktimin e riskut nga fatkeqësitë. Rama tha se do të ketë sanksione për çdo institucion , pasi nuk duhet të presim t’i hapim gropën vetes kur vjen furtuna.
“Ka qenë një tranzicion jo i lehtë i emergjencave civile. Sfida mbetet e përditshmja, jo momenti kur emergjenca shfaqet. Fokusi jonë do të jetë parandalimi. Territori, gjatë tranzicionit të rrëmujshëm e ka dobësuar shumë kapacitetin natyral mbrojtës të strukturës së vendit tonë. Do vendosim sanksione të qarta për çdo institucion shtetëror apo privat. Nuk mund t’i hapim gropën vetës në përditshmëri dhe kur të vijë furtuna t’I kërkojmë shtetit të na nxjerrë nga gropa. Nuk mund të prishim tubacionin e ujit për të vendosur ca palma për një lokal dasmash, dhe pastaj të ankohemi pse shteti na prishi dasmën”, deklaroi Rama.
Ministrja Xhaçka tha se me ligjin e ri zvogëlohet risku për fatkeqësitë natyrore.
“Por me ligjin për mbrojtjen civile ne zvogëlojmë riskun me të cilat përballet vendi ynë dhe qytetarët. Parandalimi është jo vetëm me efikas, por edhe më efektiv ndaj sëmundjes. Kjo i hap rrugë integrimit të Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe parandalimit të të gjitha. Zbatimi i ligjit do të kërkojë punë dhe angazhim nga institucionet. Çdo institucion mban përgjegjësi të plotë. Ligji përmban parashikime ligjore të sakta për çdo institucion. Promovimi i vullnetarizmit do kohë, por nuk mund të vazhdohet më me zgjidhje afat-shkurtëra, të cilat vetëm sjellin fatkeqësi të radhës”, shtoi Xhaçka.
e.t./dita

Nje 500 euro me shume bakshish per tju paguar zagareve te edroges kur te vijne kontroll.
Duhet rikuperuar llogaria e vizave te bardha te kokaines
edroga.