Prezantohet “shtëpia” e re e Kuq e Zinjve

Elton Tafaruci

Projekti i ri i shtëpisë së Kuq e Zinjve,  “Arena Kombëtare”, është prezantuar në një aktivitet të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ishte i pranishëm edhe shefi i Qeverisë, Edi Rama.

Ndërtimi i “Arenës Kombëtare”, mbi themelet e stadiumit “Qemal Stafa” është cilësuar nga kreu i FSHF-së Armando Duka si nisjen e një ere të re në sportin shqiptar.

“Stadiumi i ri dhe kualifikimi në Europian janë fytyra e re e futbollit shqiptar” theksoi Duka.

“Shikonim stadiume ku nuk mund të zhvilloheshin ndeshje dhe kulturë. Shpreh konsideratën time për Federatën që ia ka ndryshuar fytyrën stadiumeve”, deklaroi Rama në fjalën e tij.

Share This Article
1 Comment
  • Sidoqoft i lumt ,po ka pas disa pune te tjera ma te nevojshme.Doja ta pyesja ket gjatoshin qe pat dekleruar sestadiumi i Shkoders do inagurohet me 14 tetor 2015 kur do ta mbaroj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *