Armando Vajushi u prezantua zyrtarisht me skuadrën e tij të re të Chievo Veronës. Mesfushori kuqezi u shfaq përpara gazetarëve bashkë me blerjen tjetër të dimrit të veronezëve, Myles Anderson, ku pozuan dhe me fanellat e tyre të reja. Te Chievo, Vajushi do të mbajë mbi supe numrin 11-të. Përpara mediave italiane Vajushi falenderoi klubin e Chievos që i dha mundësinë për të dhënë kontributin e tij në skuadër: “Që fëmijë ëndërroja një mundësi të tillë. Falë prindërve të mi, unë besova në këtë ëndërr”, ishin fjalët e Vajushit në sallën e konferencave që shtoi se tashmë i takon atij të meritojë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së Serisë A.
