Prezantuesja e motit detyrohet të veshë një triko live

Elton Tafaruci

Rrjetet sociale në SHBA u mbushën me kritika dhe vlerësime për një stacion televiziv nga Kalifornia.

Shkak u bë fakti se ata i dhanë prezantueses së motit një triko për t’u mbuluar, gjatë kohës që ishte live në transmetim.

Liberte Chan po prezantonte motit, kur i dhanë trikon.

“Pse po ma jepni? Për shkak se është ftohtë? Tani dukem si bibliotekare,” tha ajo.

Një zë mashkulli sqaron: “Kemi marrë shumë ankesa me email”.

Disa komentues e vlerësojnë këtë veprim, të tjerë thonë se është seksizëm.

Sipas tyre, nëse mbulohen femrat live në TV në SHBA, kushedi çfarë mund të ndodhë në vende të tjera.

 

https://www.youtube.com/watch?v=JhqT9XnsXuY

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *