Katie Price vetëm pak kohë më parë bëri me dije se kishte hedhur në treg librin e saj në të cilin shpjegonte gjithçka që i kishte ndodhur, jetën e vështirë që kishte patur jo vetëm si nënë e 3 fëmijëve por edhe përkrahë ish bashkëshortit Peter Andre. Me këtë të fundit ylli i ekranit është shprehur se ka shkëputur cdo kontakt të mundshëm përfshirë dhe telefonatat për ndonjë problem për fëmijët e tyre.
Por Peter , bukuroshja dhe tashmë nëna e 4 fëmijëve përfshirë dhe të voglin Jett Riviera e ka përfshirë sërish ish bashkëshortin në një intervistë të dhënë në Australi. Edhe përse jo gjithçka ndodhi me dëshirën e saj pas pyetjeve të njëpasnjëshme të prezantuesit Katie u detyrua të përgjigjej me sinqeritet të plotë. Ajo shprehur se e cilëson Peter si një person të ulët i cili ka rënë pre e jetës së famshme dhe është bërë skllav i suksesit Katie shtoi :”Ai nuk është njeriu me të cilin unë u dashurova dhe planifikova të ndaja të gjithë jetën time.”
Më pas ajo vazhdoi:”Unë do të bëja shumë gjëra për sukses dhe kam bërë por kurr nuk kam përdorur fëmijët e mi për të qenë në qendër të vëmendjes. Por nuk dua të flas më shumë çdo përgjigje mund ta gjeni në faqet e librit që unë kam publikuar .” Katie gjithashtu pranoi se ka nje jetë vërtetë të vështirë si nënë e 4 fëmijëve dhe se pjesën më të madhe të kohës ndihet e stresuar. Ajo ka thënë :”Jeta ime shpesh është shumë stresuese sepse në cdo moment dalin probleme të reja dhe nga më të ndryshmet por të them të vërtetën një jetë pa angazhime dhe në qoftë se nuk është e përbërë nga sadopak stres nuk mund të quhet e tillë dhe aq më pak e plotë.”
Leave a Comment
