Dritan Prifti parashikon një rezultat të ngushtë zgjedhor në 23 qershor. Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare”, Prifti thotë se diferencën në këto zgjedhje do ta bëjë mandati që do të marrë ai dhe zoti Malaj në Vlorë. Prifti shprehet kundër një aleance me Berishën, pasi sipas tij me të e ndajnë viktimat e 21 janarit. Ndërkohë, ai aludon për një rikthim të mundshëm të Metës dhe LSI-së në kampin e Berishës, pas zgjedhjeve.
Prifti shprehet se prishja e marrëdhënies me kreun e PS-së erdhi për shkak të moskandidimit të tij në listën e sigurt të PS-së.
“Edi Rama nuk mbajti fjalën që më kishte dhënë, kaq e thjeshtë ishte. Pothuajse tre vjet rresht kishim takime të herëpashershme, të shpeshta. Edi Rama më kishte premtuar që do të isha pjesë e sigurt e listës së PS, dhe jo vetëm Edi Rama, por disa persona të tjerë brenda PS që ishin pjesë e negociatave që unë kisha bërë me ata që 3 vjet më parë. Duket që pazari me Ilir Metën ishte më i fortë sesa kontributi që unë kisha dhënë ose vlerat që unë mund t’i jepja PS brenda kësaj fushate. Meta i vuri kusht Ramës. Nëse do të jetë Prifti në listën e PS, ai nuk do të hynte në koalicion, kështu që ishte pazar pak i rëndë për Ramën. Ai e pranoi dhe sigurisht nuk mbajti premtimin ndaj meje”, thotë ai.
Prifti shprehet se sondazhet janë të besueshme, pasi sipas tij rezultati i zgjedhjeve do të jetë një barazim. Ndërsa në lidhje me mandatin e tij, Prifti thotë se do të shkojë në favor të së majtës. “Koalicioni i majtë me koalicionin e djathtë sot në ato sondazhe që janë të besueshme, janë baras. Pra janë në një barazim statistikor. Zoti Rama nuk ka asnjë shans që me partinë e tij dhe me koalicionin e tij të kapi shumicë. Zoti Rama duhet të bëjë politikë dhe i duhet t’i japi optimizëm të vetëve, por është aq i ngushtë rezultati sa do të jetë 71-69 ose 72-68 dhe sigurisht me mandatin tim dhe të zotit Malaj brenda. Absolutisht, unë do të jem në një aleancë me Partinë Socialiste në qeverinë e ardhshme”.
Prifti përjashton në mënyrë kategorike bashkëpunimin me Berishën. “Me Sali Berishën mua më ndan përfundimisht 21 Janari. Nuk ka më asnjë lloj shansi për një bashkëpunim politik mes meje dhe PD apo Sali Berishës. Në momentin që janë vrarë njerëz të pafajshëm në mes të bulevardit, mes meje dhe Sali Berishës nuk ka shanse për bashkëpunim”.

Perpjekjet Tuaja per 3 vjet dhe argumentet qe paraqesni jane te drejta! “Te pa-Besit nuk i zihet Bese!” Nje shprehje popullore, pak banale, thote:-“Nje BYTHE qe eshte mesuar te PJERDH nuk e ndryshon zakonin”, sidomos Meta, qe nuk e ka per gje ‘te kaperxej YLBERIN! Ju uroj sukses!
Leri pallavrat se keshtu do te marresh votat e socialisteve po si harrojne at qe ti ishe promotori i aleances me Berishen.
Ka ndryshu shume ky Prifti; pas kater vjetve e do ta beje parazgjedhor, kurvllikun e rradhes.
PO, po Prift!Te besojme,
se po u zgjodhe qe eshte pak si zorre,
do kalosh ne ate tabor.
Ty qe te shqelmoi Rama,
kukuvajken ben te Sala.
Rama nuk mbajti premtimin,
ti Sales ia shpreh hidhenimin.
Rama ty te tradhetoj,
ti thua Salen se duroj.
Rama organizoi 21 janarin,
ti thua Sala e ka fajin.
Rama e Meta ia lane historise,
E zoterote eshte dalldise.
Nese k`ta e kane harue,
ty t`ka mbete me kujtue,
naj vote ndoshta me fitue,
c`lype atehere ne PS me shkue,
pos naj tjeter me tradhetue!
a naj vend Rama me ta sigurue?
Naj vend ty ne qeveri,
se ajo do “varet nga ti”.
Po fitoj Meta a ke mendu,
ne cilen ane ti me shku?
Meta nuk ka per te haru,
qe ti keq e ke tradhetu.
E din ai se je tradhetar,
Nuk e la ramen te bej pazar.
Nese fiton rri i ndare,
se per kete “votat ke marre”
Mos tradheto ata qe te votojne,
se votuesit kur s`ta harrojne!
Je mesua me te,edhe vjedhni bashke edhe e incizon dhe e denoncon.
Pastaj shtiresh i ndershem. Por,Meta nuk te beson,se perseri e tradheton,
Ne koalicionin e tij nuk te don.Kete vete ti e ke than.Me mire te b jer me shku kah Sala dhe te shpeton edhe ty sikur Meten qe tani si bukepermbyeses nuk lpa kritikua.e
Sikur te