Parashikohet të mbushen hidrocentralet, sinoptikanët thonë se prilli pritet i ngrohtë, por me reshje të shumta

Ornela

 

Ndërkohë që Marsi ishte i ftohtë dhe pa reshje, muaji Prill do të jetë i ngrohtë dhe me shi.

“Deri ditën e mërkurë do të ketë momente me pika shiu, kryesisht sot në zona qëndrore dhe shumë pak jugu. Veriu do të shpëtojë pa reshje. Dita e martë dhe e mërkurë mbeten me kthjellime e vranësira, me një lagështirë të lartë në ajër. Megjithatë nuk priten reshje. Reshjet do të vijnë nga mesnata e të mërkurës dhe ditën e enjte”, tha Lajda Porja.

Liqeni i Fierzës, rezerva më e madhe energjitike e Shqipërisë është tharë e gjitha dhe kjo ka detyruar KESH-in që të importojë energji me çmime shumë të larta. Por sinoptikanët lajmërojnë se do nisin reshjet edhe në kaskadën e hidrocentraleve të mëdha.

“Që nga dita e enjte, deri në fundjavë, madje edhe javën tjetër moti do të jetë i paqëndrueshëm, do të jetë më vranësira, do ketë edhe shira. Shira do të ketë kryesisht në veri, veriperëndim, ku sasia më e konsiderueshme e reshjeve do të jetë pikërisht në këto zona, në zona që edhe duhet të bjerë në fakt dhe kanë nevojë që të bien për hidrocentralet, ndërkohë që qendra dhe jugu do të marrin më pak reshje. Megjithëse është një javë e lagësht, vijojnë temperaturat e larta deri në fundjavë. Pra deri ditën e shtunë do të mbetemi në vlerën e 19-20 gradë celcius, temperature tipike këto të pranverës. Mëngjeset do të jenë të ngrohta edhe në zonat malore. Parashikohet që fundjava të sjellë një rënie të ndjeshme”.

Reshjet do të vijojnë deri në mesin e muajit prill. Por a janë ato të mjaftueshme për të zgjidhur krizën energjitike që rrezikon Shqipëria. Kjo pritet për t’u parë.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Po me behet qejfi qe do te bien shira dhe do te mbushen rezervuaret e hidrocentraleve per te na prodhuar energji me shumice per vehte dhe per eksport.
    Te mos na qahet EDMUT RAMAVICI, sepse me lot e tij nuk mbushet asnje rezervuare. Neqoftese mbushet pergjysme vetem ndonje oturak.

  • Ja si e parashikoj muajPrillaq te domozdoshemper energjitiken . Pjesa Vp e perendimore e vendit dhe ultesira bregdetare dote kete 15-17 dite me shira jo te fuqishem meperjashtime te 3-4 dite me shira te rrembyeshem.Pjesa Vlindore e lindore qe kadhe meshume rendesi do te kete 13 -15 dite me rrjeshe te buta .Pjesa jugore dhe juglindore me 13-15 dite rrjeshe te buta.Nuk mendoj se keto shira do te kene permirsim te dukshem te situatave energjitike . Ndoshta vazhdimii shirave ne muajne Maj dhe 15 diteshine pare te Qershorit mund te kemi nje situate te stabilizuar .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *