Megjithese nuk ecën ende, Princi George, 8 muajsh hodhi të parin hap të rëndësishëm në ato që njihen si detyra mbreterore.
Kur ai mbërriti në Uellington te Zelandës së Re, ishte ne krahet e nenes se tij te hijshme dhe u pershendet nga shume personalitete, perfshire edhe Kryeministrin John Key.

Ky ishte angazhimi i pare publik i Princit George bashke me prinderit e tij, Duken dhe Dukeshen e Cambridge-t. Nuk dukej aspak i trembur prej saj, pavaresisht udhetimit te gjate nga Londra. Ishte i gezuar. Eshte nje ekip ne dispozicion te tij; dadoja, nje person qe kujdeset per veshjen e tij dhe nje tjeter per pamjen e tij…
Veshjet e dukeshes shihen me shume vemendje. Ajo kishte zgjedhur nje pallto te kuqe me kopsa te arta nga stilistja britanike Cathrin ëalker, e preferuar e Princeshes Diana. Pas vizites ne Zelanden e Re Duka dhe Dukesha e Cambridge do te udhetojne drejt Australise; do te qendrojne ne Sidney, Blue Mountains, Queensland, Adelaide dhe Canberra.

