John Kirkhope, i universitetit të Plymouth, Mbretëri e Bashkuar analizoi disa avantazhe juridike të Princit të Uellsit dhe arriti në konkluzione mjaft të habitshme.
Në studimin e tij “Mundet që dukati të shkeli ligjin pa u dënuar?”, Kirkhope u bazua në disa dokumente të arkivave qeveritare dhe arriti në përfundimin se titulli zyrtar “Duka i Kornuellit” i jep princit Çarlsit shumë avantazhe në krahasim me fisnikë të tjerë britanikë.
Prandaj ai nuk dënohet në rast se kryen një shpërthim nuklear, apo përfiton nga përdorimi i informacionit të klasifikuar apo privilegjuar. Kjo do të thotë se formalisht nëse Çarls vendos të shpërthejë një bombë bërthamore nuk do të dënohej për të, informon The Independent. Pas këtij studimi, mediat britanike kujtuan disa nisma të Princit të Uellsit në çështjet e mjedisit apo shpenzimeve ushtarake, ashtu si dhe qasjen në dokumente konfidenciale qeveritare që teorikisht mund t’i sjellin përfitime në bursë. /DITA

Une cuditem se si mund te perbeje lajm ne vetvehte ky person idiot qe gjithe jeten ka qene ne varesi dhe i drejtuar nga picka e asaj plakes qe mori se fundmi per grua !?
´Merita´e tij e vetme eshte se ka lindur nga mbreteresha ! Eshte nje figure idioti katundar . Mjafton ta shikosh cfare fizionomie ka ! Si mund te ishte mbret i Anglise ky surrat-shtrembet ?!