Princi Charles krahason Putinin me Hitlerin

redaktor

“Tani Putin po vepron njësoj si Hitler”… Komenti i princit Charles i drejtuar një emigranteje polake gjatë një vizite zyrtare në Kanada, ka mbushur faqet e para të gazetave britanike, ku neutraliteti politik i Mbretërisë dhe anëtarëve të Shtëpisë Mbretërore është zakonisht në normë. Princi Charles që do të takohet së shpejti me Putin gjatë përvjetorit të “Dia D” në Francë, më 6 qershor nuk mund të kafshonte gjuhën kur Marienne Ferguson 78 vjeç, i kujtoi marrjen e qytetit të saj Gdansk nga nazistët më 1939-ën. Charles dëgjoi me durim dhe krahasoi atë që bëri Hitler në Poloni me atë që po bën aktualisht presidenti rus, Vladimir Putin në Ukrainë. “Po i tregoja Princit ekspozitën për emigrantët e Luftës së Dytë Botërore këtu në Halifax, kur më befasoi me komentin e tij”, deklaroi për britaniken “The Daily Mail” Marienne Ferguson. “Duhet të rrëfej që u befasova, sepse e di që anëtarët e Familjes Mbretërore nuk shprehen zakonisht për çështjet politike. Por duhet të them se jam totalisht dakord me të”, theksoi emigrantja polake. “Mendoj sinqerisht që ka shumë njerëz që mendojnë të njëjtën gjë, por nuk e thonë në publik”.

 

Reagimet e kundërshtarëve

Fjalët e Princit Charles kanë ndezur një valë reagimesh nga Londra deri në Moskë. Deputeti laburist Mike Gapes i ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trashëgimtarit të Kurorës që të “heq dorë nga froni dhe të paraqitet në zgjedhje nëse do të vazhdojë të bëjë deklaratë të tilla për politikën nacionale dhe internacionale”. Nigel Farage, lider i partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar  (UKIP), admirues i Vladimir Putin, ka deklaruar se “në disa raste do të ishte më mirë që Princi Charles të mos prononcohej”. Zëdhënësi i Putin, Dimitry Peskov bëri një pyetje direkte në lidhje me deklarimet e princit Charles dhe u limitua në shprehje se “Daily Mail nuk është burim shumë i besueshëm”. Megjithatë e përditshmja “Moskovskij Komsomolets” paralajmëroi se komentet e princit “mund të shkaktojnë një skandal ndërkombëtar”. Në faqen në Facebook të Euromaidan, që “orkestroi” protestat që detyruan rënien e presidentit pro-rus Viktor Yanukovich në Ukraine, deklarata e trashëgimtarit të fronit u prit me krahë hapur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *