Në kuadër të turneut të tij në Ballkan, Princi i Wellsit, Charles, ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin e Serbisë në Beograd, ku, ndër të tjera, ka folur për pajtimin në rajon.
Si një shembull i pajtimit ai përmendi Marrëveshjen e Paqes të vitit 1998, e cila i dha fund tre dekadave dhunë në Irlandën e Veriut, aktorët kryesore e të cilit ishin republikanët katolikë dhe unionistët protestantë.
Carls ka përcjellur një mesazh të Nënë Terezës: Ne jemi një pikë në oqean, por, oqeani do të ishte më i cekët po të mos ishte ajo pikë’
Më tej në fjalën e tij ai ka përmendur edhe këngëtaren Rita Ora.
“Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore, Rita Ora (të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për here të pare në Londër javën e kaluar me kitaristin Milos Karadzic MUTIK, dhe violinistin në orkestrën simfonike të Londrës, Roman Simovoni”, ka thënë princi Charles informon REL. / H.M/ Dita
