Princi Charles ja ka dalë me sukses në betejën me koronavirusin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se princi 71-vjeçar i konfirmuar i infektuar me COVID-19 kishte simptoma të lehta të koronavirusit dhe tashmë po qëndron së bashku me bashkëshorten Camilla, e cili kishte dalë negative nga testet.
“Pas konsultës me mjekun e vet, princi i Uellsit tashmë ka dalë nga vetizolimi”, ka thënë zëdhënësi i princit.
Ndërkohë që tashmë 71-vjeçari ka dalë nga vetëizolimi dhe gëzon shëndet të plotë.
Ndërkohë, Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, ku deri më tani janë konfirmuar mbi 19 mijë raste të infektimeve dhe 1228 njerëz kanë vdekur.
j.l./ dita
