Princi i Monakos viziton Tiranën

Leda Hysa

 

Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos, zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri, më 16-17 tetor.

Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, me ftesë të Presidentit, Ilir Meta.

Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije gjithashtu se gjatë vizitës së Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve.

Do të nënshkruhet edhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Cna duhet Monakoja neve?Monakoja eshte parajse fiskale per mafiozet.Merret dhe me tregtine e droges ne nivele te larta.Cfare perfiton Shqiperia nga kjo???Oooo harrova…Ftesa eshte bere nga Likefloriri.Atij po i intereson.

  • Kurrfare interesi nuk e kemi ne si vend nga Monako.Ai eshte si bicim shteti vetem per te fshehur parate hajdutet e botes.Dhe Likja duhet te kete para te fshehura atje ose i planifikon ti fshehe dhe ky me nder me thene princ vjen e mer ndonje mbeshtetje o privilegj nga Shqiperia se dhe ketyre po u ngushtohet laku ne arenen boterore.Evropa po ndryshon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *