Princi rumun përfshihet në hetim për mashtrim

Dita

Hetuesit antikorrupsion të Rumanisë të hënën morën në pyetje Ioana Valmar, ish-gruan e kryetarit të parlamentit, në një rast të mashtrimit me pronën e paluajtshme ku u përfshinë shumë emra publikë dhe madje mbretëror.

Valmar, një notere, po hetohet për rolin e saj në legalizimin e dokumentit mbi një pronë të paligjshme dhe marrëveshjet e pronësisë, që prokurorët thonë se i kushtuan shtetit rreth 136 milionë euro.

Departamenti Kombëtar Anti-Korrupsion, DNA, ka bërë tashmë disa arrestime, përfshirë princin Paul të Rumanisë, që akuzohet për përdorim të influencës, pastrim parash dhe abuzim me detyrën.

Një gjykatë të shtunën e la atë në arrest shtëpie gjatë gjithë hetimit të prokurorëve.

Pesë të tjerë u burgosën për 24 orë gjatë javës së shkuar, përfshirë biznesmenin Remus Truica, shefin e stafit të ish-kryeministrit Adrian Nastase dhe Dan Andronic, drejtor i një gazete të përditshme.

Prokurorët thonë se princi pretendoi ilegalisht kthimin e 28.6 hektarëve tokë në veri të Bukureshtit, duke argumentuar se toka i përkiste gjyshit të tij, mbreti Carol II, përpara se të shtetëzohej nga regjimit komunist.

Princi Paul e bëri pretendimin në vitin 2002, megjithëse ai nuk njihej ligjërisht si anëtar i familjes mbretërore rumune në atë kohë.

Pasi dështoi në rimarrjen e pronave, katër vite më vonë iu drejtua Remus Truica, që ka lidhje me liderë politikë, që ta ndihmonin me marrjen e pronësisë, duke i premtuar grupit të Truicës 90 për qind të vlerës së aseteve, sipas prokurorëve.

Princi Paul i mori të gjitha pronat e pretenduara në vitin 2008. Ai u mor në pyetje për rreth 30,000 hektarë tokë pyjore që pretendon vitin e shkuar.

Princi, i njohur dikur si Paul-Phillippe Hohenzollern, tani 67 vjeç, është një figurë kontraversale.

Ai ka pretenduar prej kohësh se ai – dhe jo mbreti Michael i Rumanisë – është trashëgimtari i familjes mbretërore të Rumanisë dhe ka dashur të marrë asetet dhe pronat.

Gjykata e Lartë e Rumanisë ia njohu titullin në vitin 2012, kur pranoi se ishte nipi i mbretit Carol II dhe kështu nip i mbretit Michael, kreu aktual i familjes mbretërore. Pas kësaj ai e ndryshoi emrin në Pauli i Rumanisë.

Mosmarrëveshjet për titullin e tij datojnë nga një histori dashurie prej më shumë se një shekulli më parë, kur Carol, atëherë trashëgimtar i fronit, u martua në mënyrë sekrete me një aristokrate rumune.

Martesa më pas u anulua me ligj sepse trashëgimtari duhej të martohej me një princesë së huaj.

Megjithatë, nga martesa lindi një fëmijë, Mircea Grigore, që në 1955 u njoh nga një gjykatë portugeze si djali legjitim i Carol. Paul ëshë djali i Mircea.

Pas rënies së regjimit komunist në Rumani në 1989, një gjykatë rumune njohu vendimin e Lisbonës por mbreti Michael ka apeluar tre herë.

Paul është krejtësisht i distancuar nga mbreti Michael, 94 vjeç, djali legjitim i martesës së Carol me princeshën Elena të Greqisë.

Mbreti i fundit i Rumanisë nga 1927 deri në 1930 dhe pastaj nga 1940 deri në 1947, Michael u detyrua të largohet nga vendi, kur partia komuniste mori kontroll të shtetit.

Ekspertët thonë se më shumë se një e pesta e çështje të rikthimit të pronave të konfiskuara nga regjimi komunist në Rumani janë disi të paligjshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *