Princi saudit rezervon ishujt Maldive

anazapta

Turistët që kanë ëndërruar të kalojnë fundjavën në Maldive kanë ndryshuar planeti pasi princi i Arabisë Saudite ka rezervuar të tre resortet e ishullit vetëm për vete. Salman bin Abdulaziz al-Saud ka paguar 30 milionë dollarë për të prenotuar nga 19 shkurti deri më 15 mars. 78-vjeçari do të udhëtojë drejt Maldiveve bashkë me një anije për ndihmë mjekësore, jaht luksoz dhe më shumë se 100 truproja. Princi ka rezervuar në minutat e fundit dhe kjo gjë ka zemëruar pushuesit “normalë”, të cilëve u është anuluar rezervimi. Një prej tyre shprehet se, resorti nuk e ka njoftuar për anulimin por ka marrë vesh lajmin vetëm pasi u ka telefonuar atyre. Princ Salam do të vizitojë Maldivet në cilësinë e zyrtarit me ftesë të Presidentit të Maldiveve, Abdulla Yameen, ka saktësuar ministria e Jashtme e Arabisë Saudite.

Share This Article
1 Comment
  • Mendoj se ky eshte shpenzim ne haram. Me keta para shume mire mund te hapeshin vende pune per shume te pa pune si boten arabe ashtu edhe ne boten Islame ne pergjithesi. Sigurisht dikush mund te me thote se ai pasurine e ka te trasheguar dhe legjitim. Kete me se miri e dine Allahu i madheruar, por une vetem nje gje di te sakte dhe ky eshte nje hadit i Profetit Muhamed a.s. qe thote :”Jepi punetorit hakun e punes pa ju thare djersa”. Vetem mbi bazen e ketije hadithi une nuk te besoj se mund te vihet nje pasuri kaq e madhe nga nje person i vetem qe kurre ne jeten e tije nuk ka punuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *