Dukesha e Kembrixhit është sërish shtatzënë. Lajmi u konfirmua nga familja mbretërore në orën 11:30 të mëngjesit të sotëm në një komunikatë përmes Twitter.
“Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë kënaqësinë të njoftojnë se presin fëmijën e tyre të dytë. Mbretëresha dhe anëtarë të tjerë të familjes janë shumë të lumtur me lajmin”. Kryeministri David Cameron disa minuta më vonë ka përgëzuar çiftin po përmes Twitter.
“Shumë urime për Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit. Jam i kënaqur me lajmin që po presin një tjetër fëmijë”. Fëmija i dytë i Dukëve do të njihet si Princi, apo Princesha e Kembrixhit ashtu si dhe fëmija i parë princi George i Kembrixhit, i cili në muajin korrik mbushi 1 vjeç.
Ky titull i përgjigjet një dekreti të Mbretëreshës Izabel në janar të 2013-ës që vendosi se të gjithë fëmijët e Dukëve të Kembrixhit do të marrin titullin Princ, apo Princeshë.
O.J

E po lajm eshte ky, po pse vetem kjo grua pret femijen e dyte, e c’u duhet shqiptareve ky i ashtuquajtur lajm.
U thoni anglezeve se per kete ngjarje shqiptaret as e ruajn fare
care pune ben ky cifti……….se ku i kam pare.