Kate Middleton dhe Princi William gjatë vizitës që janë duke i bërë Australisë gjatë kanë vizituar një qendër spitalore në Manly në periferi të Sydney.
E veçanta e kësaj vizitë për çiftin mbretëror ishte kur patën rastin të takohen me familjen e një djali nëntë muajsh, Max Mclntyre, i cili u diagnostikua me meningjitin bakterial gjashtë javë më parë.
“Nuk kam mundur të përmbahem dhe më janë mbushur sytë me lot”, tha princi William pas vizitës kësaj qendreje.
“Ai ishte i moshës së George”, prandaj e kisha më të vështirë të përmbahem, shtoi Princi William.
Ndërsa Nëna e Max, fotografja 28 vjeçare Amy Mclntrye tha se çifti mbretëror ishte shumë i shqetësuar me gjendjen e djalit të saj kurse ka lavdëruar ata për solidaritetin e treguar dhe për ndihmën e tyre gjatë kohës që kaluan së bashku.



Edhe Xeni keshtu do te perlotej.