Nga Endri Shabani
Kur ishim te vegjel, ne fillim te viteve 1990, ju na thate “meso, se pa shkolle nuk gjen dot pune!”. Por po shohim Noizin, me 4 klase shkolle, qe promovohet neper librat e shkolles si artisti me i famshem ne Shqiperi. Pame edhe ministra me mesatare 5, si dhe dekane universitetesh me doktoratura te vjedhura.
Na thate “lexo libra, se pa lexuar nuk do arrish gjekundi”. Por po shohim deputete qe ende nuk njohin te gjithe germat e alfabetit, apo tabelen e shumezimit. Pame edhe shtepite miliona euroshe te pasanikeve te Tiranes, qe ne nje mije metra katrore, nuk kane nje raft librash.
Kur ishim te vegjel na thate “puno fort, se dembelet perfundojne te varfer”. Por po shohim politikane miliardere, qe nuk kane punuar nje dite ne jete.
Pame edhe se si u pasuruan Taci, Beso, Zamiri, Ceti dhe gjithe “klientet” e privatizimeve, te cilen rane ne gjume si perkthyes, kambist apo shofere, dhe u gdhine si pronare fabrikash e minierash te ndertuara me punen e miliona shqiptareve.
Na thate “thuaj gjithmone te verteten, se genjeshtra i ka kembet e shkurtra”. Por po shohim se si në krye jane zgjedhur, dhe rizgjedhur genjeshtare patologjikë, nga me te medhenjte qe ka pare ky vend.
Kur ishim te vegjel na thate qe “per tu bere artist duhet shume talent, dhe shume pune”. Por po shohim se si arti eshte marre peng nga mediokriteti, nderkohe licete dhe akademite e arteve vazhdojne te pergatisin kameriere dhe punonjes per call-center. Pame edhe se si festivalet e kenges i ngjajne paradave ne rrugicat me drita te kuqe te Amsterdamit.
Kur ishim te vegjel na thate “bej jete te ndershme! Mos vrit dhe mos vidh, nese do qe te jetosh ne harmoni me komunitetin dhe te respektohesh nga shoqeria”. Por shohim dhjetra kriminele qe mbahen me tituj e me nderime, ne Parlament, ne krye te ministrive, bashkive, apo bizneseve me te medha ne vend. Pame edhe se si titujt e nderit dhe dekoratat jane tregetuar si mall ne tregun e gjese se gjalle.
Na thate “duaje vendin tend, sepse ketu kane jetuar gjysherit e tu, dhe ketu do te rrojne edhe femijet e tu”. Por po shohim se si per 29 vjet keta po kontaminojne ujin, token dhe ajrin, duke e bere vendin te pajetueshem per brezat qe do te vijne. Pame edhe se si kane prere pyjet, kane vjedhur shtratin e lumenjve, kane zaptuar bregun e detit dhe kane gerryer malet.
Na thate shume gjera, por deri me sot del se na keni genjyer…
Ne 29 vite pame se realiteti ne Shqiperi ka qene krejt ndryshe.
Sot shqiptari i zakonshem jeton nje jete te mundimshme, i lene ne nje ishull varferie, por i rrethuar nga nje det me pasuri natyrore.
Sot shqiptari i ndershem jeton pa krenari, i lene ne fund te salles, ne nje skene te dominuar nga gjithefaresoj horrash pa din e pa iman.
Sot shqiptari i edukuar, qe ka sakrifikuar nje jete ne shkolle, eshte vene perfund nga mediokriteti i shefave te partise, te cilet nuk kane mend as sa per te lexuar gazeten.
Sot shqiptari i talentuar eshte ne kerkim te nje pune cfaredo per te mbyllur muajin, dhe i ka harruar endrrat me karriere artistike.
Sot shqiptari punetor dhe i palodhur eshte kthyer ne skllav i nje kaste te pangopur, qe ka marre peng cdo sfere te jetes, ne politike, media, akademi apo biznes.
Sot shqiptari atdhetar po braktis endrrat dhe po shet pronat per te blere nje bilete qe do ta coje edhe ne fund te botes, mjafton te gjeje nje vend ku te trajtohet si njeri dhe te ndihet pjese e shoqerise…
Prandaj, ne perfundim te ketyre tre dekadave, ne, brezi i lindur dhe rritur pas 1990, kemi perpara dy zgjedhje: ose te ndryshojme realitetin ku jetojme, ose tu mesojme te tjera gjera femijeve tane.
Urimi im eshte qe te bejme te paren, dhe me 2019 te leme pas jo vlerat me te cilat jemi rritur, por kete realitet te trishte qe na ka shoqeruar per 29 vite.
*****
Marrë me shkurtime nga faqja e autorit në FB

Prinderit nuk te kane genjyer. Thjeshte … shume prinder ne Shqiperi kane harruar te thone keshillen e fundit; mos ler kurre te vendosin te tjere per ty, por ne cdo rast te padrejte revoltohu dhe merr ne dore fatin tend.
Po te ishin aq “parimore” prinderit,nuk do ishim ketu ku jemi.Prinderit kane genjyer veten ne radhe te pare, kush ishin per vete,atje fillohet,Femije mos beni ne jete ate qe beme ne,maskarenjt e neneshtruar te sistemit qe jetuam.Gjermania filloj nga e shkuara.Ne ishim baballaret tuaj.Mos perserisni gabimet tona,tragjetia do bjere mbi femijet e nipat tuaj.
Brilante.
Shqipëria uropiane.
Kavie eksperimentale.
I dashur Endri, te uroj per kete shkrim brilant. Une jam nje nga ato persona qe kam jetuar dhe jetoj me ndershmeri. E shoh qe kam gabuar por nuk mund te bej ndryshe, madje keshtu kam mesuar edhe femijen tim, megjithate duhet te dish se ndershmerise nuk i iken vlera. Si do qe te jete nga hundet do ju dalin te gjitheve njerezve te pandershem. Gjithsesi je brilant ne arsyetim.
Ju DËGJOFTË brezi i RI -drejtuar…
Faleminderit Endri Shabani,paske qënë në mendien time, Unë nisur 2020tëe me *Kuvëndoj me VETEN* -,Aty dua të Dal. sjellë-udhën time..*.Ju ku duhet të ATDHEUT në vitet që,, -*Deshëm të Vinim vitulla e -Na nxorrën sytë… Faleminderit-
Po i hapni sytë,brezit të Ri.-Të GJEJË VETEN!
Të DËGJOFTË BREZI i Ri -DREJTUAR, !
Dhimbia e madhe Popull !
Shkrimi eshte shume i goditur.Ne prinderit qe i porositem femijet sic thoteatikull shkruesi jemi krenar per ta por,i shohim femijet tane te zhgenjyer nga realiteti. Pergjigja se duhet te ndryshoje rruga e perparimit,me njerez e mendime te rejaeshte imediate.Asgje nuk ndryshon me urdhr nga lart.
Pershendes komentuesit qe e ndjejne me shpirte thirrjen poshteruese qe shpalos i nderuari Endri Shabani.Por pergjigjen ma te sakt e precizon i nderuari Asd.
“Njerzit duhet ta marrin faten e vet ne duar.”
Pershendetje Asd.Je i madh.
Po edhe prindèrit e shkretè mbetèn tè gènjyer. Ata punuan, sakrifikuan, studiuan e krijuan nè tè gjitha fushat e jetès dhe nè fund ju thanè : – E ardhmja èshtè e sigurtè ! Tè gjithè mund tè kuptojmè se e ardhmja nuk na solli asgjè tè sigurtè. Miti i njeriut tè ndershèm e punètorè ra aq poshtè sa zgènjimin mè tè madh e kanè prindèrit apo fèmijèt ? Para ’90 punohej, studiohej, mbrohej dhe krijohej nè çdo kènd tè Atdheut, çdo gjè ishte pèrgjithèsisht e barabartè, qeveritarèt ishin seriozè me njerèzit dhe veçanèrisht me Ligjet. Jeta dhe mirèqènia ishin nè progres, nuk kish plagè shoqèria, emancipimi fluturonte, fèmijèt ishin gjithnjè e mè tè bukur pasqyrè e njè race tè lashtè ilire. Prindèrit qè “gènjyen” fèmijèt e tyre nè fundin e viteve ’80 kishin arritur pas gjithè
atyre sakrificave nè majè, tè shqyer e tè lodhur tè varfèr por tè ditur me njè Shtet tè fortè. E mè pastaj Ata prindèrit panè tè digjej e tè shfaroseej e gjithè mundi e djersa e tyre, njèllojè si Troja e mbretit Priam. Nèse prindèrit kanè ‘gènjyer’ fèmijèt e tyre, Ata vetè janè besèprerè e tè vrarè ! Bir Selman i nènès kè tè qajè mè parè.
Shkrimi eshte i sakte por drite shkurter! Nuk eshte realist ne kuptimin se keshtu si ne eshte e gjithe bota sot! Kudo vendosin politikanet!Shqiperia nuk po jeton vetem sot keshtu! Ka qene ne historine e saj pa shtet pa ligje pa regull! Shqiptaret nuk duan te qeveriseen duan Baben,qe te rrojne si pasanike duke ndenjur! Prandaj ju ngjten Saliut,Likes dhe tani Rames! Ne asnje vend te botes nuk votohet me i ndershmi por ai qe permton jete me te mire! Dhe popujt besojne ,genjehen se ju pelqen te genjehen,duan prape te vije berisha,sali nga Vicidoli! Nuk besoj se keto qe shkruan Endri Shabani jane te realizueshme! Jane utopi sepse mentaliteti yne eshte akoma i tille! Nuk mendoj qe njerezit mund te marrin ne dore fatet e tyre sot, sepse i kane futur partite ne gjak hakmarjen ,urrejtjen kunder njeri tjetrit! Duhet edhe shume kohe!
Drite shkurter.. moj dhiare?
THIRJE E FUQISHME PER BREZIN E RI !
RINIA E KA NE DORE VETE FATIN E SAJE
O Endri Shabani, prinderit e tu nuk te kane genjyer, ata thjesht kane transmetuar genjeshtren e prinderve te tyre qe e kishin ngrene sapunin per djathe qe nga 1944. Megjithate eshte e drejte ajo qe dikush thote me siper. Ti mos i degjo prinderit mor bir, ti dili zot vehtes dhe mos prit nga te tjeret. I ligu e ka te ligen me vehte heret ose vone do ta takoje hundeleshin.
Rinia te kujtoje cfare dridhjeje i dha sistemit te qelbesirave dimrin e kaluar.
Te kujtoje qe Mali qe s’bezan filloi te kete frike.
Te kujtoje qe duhet ta mbledhi grushtin dhe te godasi, jo vetem te manifestoje.
Dhe te mos terhiqet para tufes se plerave.
Fasaden kane te hekurt, por thermohen me nje te goditur..
Fajin e kane ndërombëtarët dhe ambasadorët.
Na kanë inat se jemi të bukur dhe të zgjuar shumë.
Ne nuk I genjyem femijet tane por Te genjyer nga verbimi I cekut Te bardhe harruam Tu themi se me shoqerine e re njeriu per njeriun eshte ujk dhe kur tundet kazani shoqeror dalin NE siperfaqe plehrat.
Ne harruam Tu themi se e keqja perballohet me force dhe forca behet e madhe kur mbron vehten dhe fqinjin kur Te varferit me shkolle dhe pa shkolle bashkojne grushtat nga konispoli ne Vermosh
Ne keni fajtore se me votat tona kryhet rrotacioni I kusareve dhe jemi Te lumtur kur krruajme kotheren e varferise nga puna e nje kete
NE jemi fajtore se nuk mbeshtetem protestat studentore pork bejne me heroizem luften partizan e ballist dhe qeratenjte e politikes ndajne portofolet,atdheun dhe popullin
Mjerimi zhduket kur shqiptaret Jane Te bashkuar dhe e bejne cdo qeveri Te dridhet.
“People shouldn’t be afraid of their government. Governments should be afraid of their people.”
“When the people fear the government, we have tyranny. When the government fears the people, you have liberty.” Thomas Jefferson.
Gjaku i dëshmorit penda e shkrimtarit dhe dora e punëtorit Kurani thotë janë fundamenti i kësaj bote kryetarë ishte edhe Sallih Berisha por edhe i praruar në ari të jetë kush se lakmon
Vetem puna ben drejtesi.
Me hajduteri nuk kane per ti gezuar as Zeni as Zaho. Hajdutet e rradhes do i lene pa breke ne bythe.
urimi jem asht me ba te dyten, kisha thane qe cdo gja fillon me pranimin e krimeve te komunizmit dhe te komunisteve dhe te atyne qe i sherbyen atij sistemi kriminal. Kur t’i mesojme femijve te verteten qe keta prinder e gjysher bane per 50 vjet, atehere, dhe vetem atehere kena me mujte me ba te paren, me e ndryshue realitetin.
Shkrim me shume humor.
Urime Gazeta Drita qe ofron hapesire per shkrime te tilla!
Idealet jane per luanet dhe jo per cakejt! Luanet i kane
vrare servilat e komunistave qe mbas 90 u bene cakejt
me te ndyre te Shqiperise! Po nuk u vrane te gjithe
cakejt nuk ka te ardhme Shqiperia jone! Nxirrni ligjin
dhe fusni kallashin! trute ne ere te gjithe Parlamentit!
Gjithmone e me shume mendoj se Shqipëria u nda shume paparitur nga totalitarizmi dhe kaluam ne pseudo demokraci te induktuar nga kush drejtonte, u bene prova teste u ricikluan kriminele dhe maskarenj, vlerat e verteta qe ishin mbjelle tek njerzit u peshtyne me bashke me diktatoret e vjeter dhe u promovuan antivlerat nga lloj lloj personazhi karrieristë barktharë me ego te madhe hajdutë ordinere, e lloj lloj pacavurexhinjsh anti shqiptare. Kemi nevoje te njohim detyrimin, bashkejetesen, dhe miresine asnje nga keto nuk promovohet ne mase. Shpresoj dikush ta veje ne strategji.
Fatin e jetes, te ardhmen çdo person nuk duhet lene ne dore te politikaneve, pushtetareve dhe qeveritareve, sepse jane maskarenj, te pabese, mashtrues, te pandergjegjshem dhe te papergjegjshem te cilet luftojne deri ne fund sa jane ne pozite qe te nxjerrin perfitime dhe fitime marramendese personale dhe familjare.
Kush mendon ndryshe per keta sharlatan gabohet rende. Por ka raste qe keto mendimet realiste ti vijne me vonese.
Shikoni cilet i kemi ne krie te vendit prej 30-te vjetesh, tipa te tille si plehrat SALI BERISHA, FATOS NANO, LULEZIM BASHA dhe ky monstruzi i fundit EDI RAMA.
Merrni shembej nga popujt luftarak si shoqeria civile franceze, qe nuk lejne ti kaloje nen hunde asgje dhe jo te behen dele si shqiptaret. Tung.
Shkrim patetik e naiv !
Po pse ka lexuar Trupm ndonje liber qe u be President ?? Apo George W. Bush ishte nje lexues i madh ??
Konkuruan per President e jo per Anetare Akademie .Si mendoni se kudo ne bote u thone femijeve ….lexoni se do beheni presidenta apo biznesmene ose artista ??
Une mendoj dhe besoj se u thone ,lexoni te dashur femije ose te rinj qe te beheni
NJEREZ !
E kush lexon dhe arsimon veten mund te ndjehet NJERI dhe kultura dhe botekuptimi i fituar nga shkollimi e leximi nuk e lejon te jete kafshe e injorant ashtu sikur jane ata qe spikasin madherishem me injorancen dhe anafalbetizmin e tyre .
Kujtoni se nuk e dine….e dine shume mire prandaj pellasin e ulerasin sa munden neper studio e ekrane se kane frike injorancen e
tyre.
Lexoni dhe mesoni tere jeten se te humbur nuk do ndjeheni kurre .
Nese keni zili NOIZYN ,tjeter histori .Eshte histori me te bardha e jeshile ,100 kg e vari k@rin .
Ate keni ba tash 30 vjet oj ti njona e Amenikes. I keni trullos e i keni mashtru sa nuk kuptojne cfare ndyresie u keni pru perpara si zevendesim te atij sistemi.
Kjo puna e “baballareve qe na genjyen” eshte nje provokim qe ha shume diskutim! Te shtrosh si deshtim gjithe historine e 30 viteve te fundit eshte mese paku e nxituar! Se pari te pergjithesosh nje brez te tere eshte te fajesosh edhe plot burra e gra te ndershem me nje pjese te elites qe ka bere gabime! Nese ata qe dolen kunder diktatures qenkan fajtore, do te thote se ose je shume i vogel dhe nuk ke memorie, ose nuk e kupton dot se c’eshte nje diktature. Se dyti, te pretendosh qe Shqiperia te jete “fanari ndricues i lirise dhe demokracise” pasi doli nga feudalizmi dhe pushtimi osman shume me vone se kombet e tjera e me pas ra ne komunizem per 45, eshte shume siperfaqesore dhe naive. Me keq akoma utopike! Se treti ky “brezi i ri” politik qe po rritet duket se po ofron po aq servilizem, konformizem dhe padije sa brezi i meparshem! Mjafton te shikosh si ushqejne me nenshtrim dhe imoralitet lidershipin e tre partive te medha qe nuk perfaqeson shumicen e qytetareve, ca te “te rinj” vemje” eshte deshperuese! Kerkesa per nje shoqeri te te drejtave themelore dhe patriotizmit nuk eshte ceshtje brezash, por e njerezve qe luftojne per to ose i shkaterrojne ato. As qe jane me te ndershem “te rinjte” dhe “te korruptuar” te vjetrit nuk rezulton e vertete! Ka plot te rinj te korruptuar dhe te vjeter te ndershem! Biles ca te korruptuar te rinj i kane ushqyer politikisht ca nga ata qe bertasin per “brezin e deshtuar te vjeter”! Kriza e thelle aktuale e mosperfaqesimit nuk zgjidhet me propagande apo parrulla revolucionare por me propozime konkrete dhe njerez qe kane treguar moralitet me historine e tyre politike! Te jesh pa histori nuk eshte avantazh! Thjesht je i panjohur dhe te jep mundesine te genjesh per here pare, ose te jesh me i mire se paraardhesit permes akteve sublime politike apo nje qasjeje vertet politike anti-krize konkrete! Te sulmosh nje elite te tere si te deshtuar tingellon bukur, por te ndryshosh kete realitet kerkon me shume se retorike iluzioniste!
Komenti jot nuk ka asgje tjeter pervec naivitetit.
Erresira osmane e la Shqiperine ne nje shtet feudo cifligar ku dhe kokra e misrit ishte ender per miletin.
Per 45 vjet Enver Hoxha dhe komunizmi ndertuan nje shtet me ligje per ta patur zili.
Kete nuk e arrijne dot brezat shqiptare dhe per 100 vjet te tjera, sepse shteti i maskarenjve qe u ndertua per 30 vjet, nga prinderit tuaj, ose ti, si prind qe atehere ke qene i ri, ishte nje katastrofe e organizuar nga sherbimet serbe e greke per ta rrenuar Shqiperine dhe per ta copetuar.
Kjo po ndodh.
Komunizmi pati dhe delire te tilla si “kopesht i lulezuar”, por ama u be kopesht per te gjithe popullin, ta ngjyenin buken ne vaj e ne qumesht. Te prodhuar ne Shqiperi.
Po kjo tallja jote eshte nje trillim i cuditshem kur sot jo vetem qe ka diktature te pakices, ose Elites, sic e quan ti me gjuhen tende “dhjerokratike”, dhe po shfrytezon egersisht masat e popullsise shqiptare, qe me e pakta, marrin rruget e botes per te mbijetuar.
Brezi i sotem eshte dorezuar para te keqes qe sollet ju per 30 vjet.
Eshte dorezuar pa asnje beteje. Eshte i mundur.
Ulet ne gjunje dhe ha cfare i japin. Helm serb e maqedonas, me buke e qumesht.
Gezon, dhe me aq shyqyr thone.
Ose dorezon Atdheun dhe fatet e Kombit te qelbesirat dhe iken e largohet.
Kjo eshte tabloja e “demokracise” qe solli brezi juaj. Kjo tablo nuk ka asnje krahasim me shtetin qe kishte komunizmi. Kjo tablo ka krahasim vetem me bordellot e Hygoit ku fjala me e sakte per ta pershkruar eshte “Mizerabel”
Ose iken
Ke bere nje analize konçize shume te sakte ashtu eshte por nuk ka zot none ta nderroje kete realitet te hidhur per momentin vetem koha do e zgjidhe por kjo do shume vite.