Një foshnjë 10-muajshe u shpëtua mrekullisht nga rojat bregdetare në Turqi, pasi prindërit e kishin harruar në kamerdare e cila ishte larguar 1 kilometër nga bregu.

Foshnja 10-muajshe, Melda Ilgin ishte lënë nga prindërit në një kamerdare në breg, ndërsa këta të fundit ishin duke pushuar, por rrymat e forta e shtynë atë në thellësi të detit duke e çuar rreth 1 kilometër larg.

Ngjarja ndodhi në plazhin e Kucukkuyu, në Turqi, ku mungesa e vëmendjes nga ana e prindërve për pak i kushtoi jetën foshnjës, e cila arrti të shpëtonte vetëm nga fakti se ishte e ulur brenda kamerdares së madhe për fëmijë.

Rojat bregdetare përdorën një motoskaf për të arritur kamerdaren, të cilën rrymat e forta po e shtynin në drejtim të ishullit Lesbos, në Greqi. Fatmirësisht foshnja mundi të shpëtohej dhe të bashkohej me prindërit e saj, e ndjekur nga turma njerëzish të shqetësuar për fatin e saj.


Mir lajmin e morrem vesh!! Po oqeani ku ndodhet ne Turqi nuk na i shpjegoni pak ?????
Ku permendet oqeani o rr.k?!
Lexo mire se t’ka kap kriza greke me sa duket!