Prindërit harrojnë vajzën në park, kujtohen pas 150 km rrugë  

Ornela

Një familje që kthehej nga pushimet në bregun francez, harruan vajzën e tyre tre vjeçare në një park të dielën e shkuar dhe përshkuan 150 kilometra para se ta kuptonin që vajza e tyre nuk ishte me ta, sipas të përditshmes britanike “The Guardian”. Prindërit me kombësi franceze e kuptuan që kishin harruar fëmijën e tyre kur dëgjuan në radio një njoftim, shpjegoi policia franceze. Vajza u gjet nga disa udhëtarë të tjerë.

Gjithçka që vajza mundi t’u tregonte personave që e gjetën ishte që kishte një motër dhe një vëlla dhe që pa “makinën e babit të largohej” , komentoi një agjent i policisë franceze. Prindërit u morën në pyetje nga policia. “Duhet të dëgjojmë se çfarë do të na thonë për të vendosur nëse kjo çështje duhet të shkojë më tej”, shpjegoi një zyrtar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *