Prioritetet e 4 viteve të ardhshme, “Edukimi përmes kulturës” program kombëtar

DITA Online
Ministri i Bujqesise, Niko Peleshi, Ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro, Ministri i Shtetit per Diasporen, Pandeli Majko, Ministrja e Drejtesise, Etilda Gjonaj, gjate nje seance parlamentare ku Rama ka prezantuar programin e Qeverise qe ai drejton, per 4 vitet e ardhshme./r/n/r/nAgriculture Minister Niko Peleshi, Culture Minister Mirela Kumbaro, State Minister for Diaspora Pandeli Majko, during a parliamentary session where Rama presented the program of the government he leads, for the next 4 years.

 

“Edukimi përmes kulturës” do të kthehet në një program kombëtar në vend, theksoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit në Kuvend të programit të kulturës 2017-2021 duke shpallur kështu një nga prioritetet kyçe të ministrisë që ajo drejton.

“Edukimi gjithëpërfshirës me art e kulturë përmes kurrikulave të shkollës nga njëra anë dhe futja e linjës pedagogjike dhe edukative në çdo institucion arti dhe kulture nga ana tjetër, do të jetë prioritet në mandatin e dytë dhe do të kthehet në program kombëtar në Shqipëri. Në vizionin e kësaj Qeverie, kultura nuk është vetëm një plotësim shpirtëror, por një domosdoshmëri në përditshmërinë e të rinjve. Për këtë arsye, thellimi i reformës në institucionet e artit dhe në politikat kulturore do të theksojë “edukimin përmes kulturës”. Ky program nisi të formësohet në 4 vitet e para dhe tregoi se sa nevojë e interes ka, dhe se sa i etur është publiku për të”, tha Kumbaro.

Më tej ministrja e Kulturës tha se brenda mandatit 2017-2021 do të përfundojnë punimet për rikonstruksionin e plotë të Teatrit të Operas dhe Baletit, përfundimi i teatrit të ri Turbina me dy skena, ndërsa do vijojnë investimet në projekte kulturore multifunksionale në qytete ku Rilindja urbane ka rritur ndjeshëm interesin për kulturën siç është Fieri, Vlora, Shkodra, etj..

Në këtë mandat të ri sipas Kumbaros, prioritet do të jenë edhe investimet në tre kantiere të mëdha rikualifikimi dhe rikonceptimi, ai për Muzeun Historik Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Galerinë Kombëtare të Arteve.

“Në Tiranë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, investimet kulturore do të kenë tri prioritete të mëdha në këtë mandat të dytë: rikualifikim dhe rikonceptim të funksionit të Muzeut Historik Kombëtar, rikonstruksion dhe rikonceptim të funksionit të Bibliotekës Kombëtare, rehabilitim dhe rifunksionalizim të Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo tipologji investimesh do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së ofertës kulturore dhe në edukimin e publikut të gjerë”, theksoi ministrja e Kulturës gjatë prezantimit të programit të kulturës në Kuvend.

Share This Article
1 Comment
  • ju mbet jeta disave to rishkruar romanet e tyre e disave to riinvestuar ne investimet qe te tjeret kane ba…
    Nuk eshte investim mirembatja edhe adaptimi kohe pas kohe e nje institucion qe existon qe moti..
    Krijoni dicka te juaj bile ;;; se mbetet to lye e zhlye punet e paraardhesit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *