Me urdhër të Krimeve të Rënda antiterrori ka arrestuar një ish komando pasi dyshohet si person me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtjen me qëllim kryerje te veprave terroriste.
Erzen Uka, ish-komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.
29- vjeçari me origjinë nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi.
I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.
Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij. Nesër pritet qe 29 vjeçari të dale para gjykatës së krimeve te renda për tu vlerësuar me masën e sigurisë.
v.l/ Dita

Nuk e kuptoj se pse duhet te ekspozohet emri i kryetarit te grupit hetimor?!
Ca ka bere ky, se nuk merret vesh gje perse e kane arrestuar???!!!!
Me keto qe thuhen dduhet arrestuar prokurrori per terror psiqik mbi popullin
E paskan para pregadit shërbimet e huaja si ato izraelo amerikane por shyqyr këndej ka pak petrol ndryshe na kishin këthy në Afganistan a Libi Siri..
As unë nuk kuptova gjë nga ky shkrim. ..ose më saktë kuptova që terror po bën shteti mbi këtë personin. .nuk shikoj asnjë gjë të keqe për faktin se ai stërvit fëmijët e tij sesi të çarmatosin kundërshtarin. .është shumë normale për situatën politike të shqipërisë. .një njeri me mënt në kokë duhet të marri masat dhe të jetë zot i vetes përpara se të jetë tepër vonë. .mos keni ndonjë diçka tjetër ju që e arrestuat ose do ta keni dëgjuar këtë fukaranë të jetë shprehur kundër regjimit tuaj dhe e eleminuat që të jeni ‘brënda ‘…pra dënuat mendimin..ptuuu qelbanikër. .nuk i keni lënë gjë mangët mentorit tuaj qoftëlargut enver. ..