Ndeshja e Ligue 1 në Francë mes Amiens dhe Lille është ndërprerë sepse janë rrëzuar barrierat e tifozëve në sektorin ku ishin vendosur miqtë. Tifozët e lënduar nga ky incident i paprecedent kanë marrë menjëherë ndihmën e shpejtë nga shërbimi i emergjencës. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por ka dhjetëra tifozë që janë shtruar në spital.
Incidenti ndodhi në minutën e 15-të të ndeshjes së luajtur në stadiumin e Amiens “Stade de la Licorne”, me kapacitet 12 mijë vënde
Aktualisht po zhvillohet një mbledhje mes vëzhguesit, gjyqtarit dhe drejtuesve të të dy skuadrave për vazhdimin e ndeshjes. Ngjarja ndodhi në minutën e 15-të të ndeshjes kur miqtë shënuan me anë të Fode Ballo-Toure, i cili shkoi të festonte te tifozët miq, të cilët gjatë entuziazmit shkuan te hekurat rrethues të stadiumit, të cilat nuk mbajtën peshën dhe u rrëzuan duke marrë me vete tifozët e mbështetur në to.
