Vendosja e foshnjave për të fjetur me një shishe, apo biberon që përmban lëng, qumësht, si dhe lëngje të tjera me sheqer, mund të dëmtojë dhëmbët e tyre. Ky dëmtim vjen si pasojë e sheqerit që ndodhet në lëngun që u jepni për të pirë, i cili mbetet në kontakt të gjatë me dhëmbët. Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik thonë për “Dita” se duhet të dini që pijet freskuese përmbajnë shumë sheqer, çka ndikon në shtimin e riskut për prishjen e dhëmbëve të fëmijës.
Çfarë duhet të bëni?
- Uji natyral është pija e duhur për të shuar etjen.
- Holloni lëngun e frutave (lëngun e mollës, lëngun e portokallit, etj) me ujë.
- Jepini fëmijës suaj shumë rrallë pije me sheqer.
- Nëse i keni dhënë pije të ëmbla, jepini ujë për të pirë dhe shpëlajini gojën.
- Sa më pak sheqer të ketë lëngu, aq më i reduktuar është edhe rreziku për shfaqjen e kariesit në dhëmbë.
Për mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve tek fëmijët duhet të:
- Zgjidhni ushqime të shëndetshme dhe me pak sheqer.
- Shmangni dhënien e ushqimeve të tharta (me aciditet të lartë që shkatërron zmaltin e dhëmbëve) dhe të ngjitshme, të cilat e lënë sheqerin të qëndrojë në dhëmbë për një kohë të gjatë.
- Përdorni biskotat dhe ëmbëlsirat me raste.
- Shmangni bonbonet, lëpirëset, çokollatat, etj, që ngjiten në dhëmbë, pasi janë të dëmshme për dhëmbët.
- Ushqeni fëmijën tuaj me fruta dhe zarzavate ndërmjet vakteve.
- Pas konsumit të ushqimeve të ëmbla jepini fëmijës ujë.
p.k/dita
