Prishja e krushqisë, policia e Korçës “blindon” dy familjet nga frika e hakmarrjes

Ornela

Policia e Korçës ka ndërmarrë masa sigurie pas plagosjes me sëpatë të 25 vjeçarit Aleksandër Maksuti nga ish vjehrri i tij Nizami Bezat, për të shmangur konfliktin e mëtejshëm ndërmjet dy familjeve.

Forca të policisë janë urdhëruar të kryejnë kontrollin në vendin e ngjarjes, duke qëndruar në gatishmëri për çdo situatë, sepse dy familjet janë edhe fqinje me njëra- tjetrën.

Nuk saktësohet se nga cila anë vjen rreziku i hakmarrjes, por në këtë rast e dëmtuar është familja Maksuti, pjesëtari i së cilës u qëllua me sëpatë dhe ndodhet në rrezik jete.

Policia duket se ka marrë në mbrojtje familjen e 54 vjeçarit Nizami Bezat, i cili si autor i plagosjes së ish dhëndrit të tij u ndalua për hetime të mëtejshme të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *