Prishja e “Qemal Stafës” mund të nisë në Janar

Dita

Federata Shqiptare e Futbollit parashikon të nisë shumë shpejt prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” për të ndërtuar aty një të ri, 22 mijë vendësh. Lajmin e bën të ditur Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishaj.

Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF deklaron se:“Federata është pranë arritjes së marrëveshjes me një kompaini private që të marrë përsipër menaxhimin e stadiumit, ku federata mund të ketë një kontribut, që ta marrë në formë konçesioni dhe më pas të nisim prishjen e stadiumit “Qemal Stafa”.

Një gjë e tillë mund të ndodhë që në Janar dhe nga stadiumi i vjetër do të ruhet vetëm fasada, që është cilësuar monument kulture. Ndërkohë në proces rinkostruksioni është stadiumi “Loro Boriçi”.

Sipas Arben Dervishajt, ky stadium ka mbetur peng i Këshillit Bashkiak që nuk vendos për firmosjen e kontratës edhe pse kjo ndodhet në zyrat e Bashkisë prej 2 muajsh. Kjo pengon edhe fondin e përcaktuar nga UEFA.

 “UEFA nuk jep asnjë fond, për sa kohë nuk ka një marrëveshje mes FSHF dhe Bashkisë Shkodër dhe ne kemi ardhur këtu për ta zgjidhur”, shprehet Dervishaj, raporton Klan.

Në momentin e zgjidhjes së këtij ngërçi pritet që punimet në stadiumin “Loro Boriçi” të përfundojnë maksimumi në fillim të vitit 2016.

Share This Article
11 Comments
  • Pse me e prishe e mos me ndertue te dytin ne nji vend tjeter.Keshtuqe Tirana Kryeqytet te behet me dy stadiume.

  • Shtet i pa kjarte per koncepte ekonomike.
    Shpenzon per te prishur dhe shpenzon per te ndertuar.Kur ma e drejte dhe ekonomiqare asht te shpenzosh per ndertim dhe ne fund te kesh dy stadiume.

  • Do te ruhet drejtimi i portave, apo do te ndryshojne ne drejtimin lindje- perendim?
    Po aneksi lindor, do te behet pjese e stadiumit?

  • Mos beni gabin ta prishni se do pendoheni.Edver Rama tha edhe per stadiumin e Shkoders.Po ne fakt ket e ka thene me nje prill dite qe lejohet rrena e nuk duhet te fajsohet.

  • PRISHJA E “QEMAL STAFES” ESHTE MASKARALLEK PER EFEKT PERFITIMI. SHKATERRIMI I PISTES SE VETME TE TARTANIT ESHTE KRIM. KJO PISTE ESHTE FINANCUAR NGA “FIA” (federata boterore e Atletikes) 500 mjie $ +shpenzimet e shtetit shqipar per infrastrukturen. Shkoni mor gjeni nje ambjent tjeter me aq para se dalin e teperojne per nje stadium 22000 vende kur sot te ulur me bileta jane 19 400 vende.
    A e kuptoni o njerez cpo behet??? TURP 1000 HERE.

  • Te dy krye-ministrat kishin dhe kane qellime te njejta politike dhe bizneso-vetperfituese:
    a) Te rivrasin heroin e popullit Qemal Stafa;
    b) Te kryejne investime te renda, pak perfituese per popullin (sot, publikun) dhe mjaft perfituese per veten e tyre, me metoden: Shume konkurse studentore, kombetare dhe nderkombetare per studimin paraprak, studimin e feasibilitetit, studimin mbi mundesine e nje financimi maksimal nga bankat dhe donatoret e interesuar per te 2 qellimet e siperpermendur; Pune pa pergjegjesi per procedurat e tenderimit dhe perzgjedhjes me transparencen e treguar gjate privatizimit te AlbPetrolit; Kerkese per shtim te fondeve nga Buxheti i Shtetit per te shmangur disa pengesa qe mund te nxjerin pasardhesit e ish pushtuesit fashiste, si autore te projektit origjinal etj. etj..
    Por s’i dihet, mund te kete dhurata nga miqte e medhenj te Shqiperise si Amerika, Kina etj..

  • Qeveria e ka nisur mandatin me dinamit , duke prishur hotele dhe pallate, qeveria se ka per gje te shkateroje me Dinamit edhe stadiumin. Qeveria do ndertoje nje stadium te vogel me 22000 vende. Eshte eveshtire te besh stadium 40000 vendesh ne Tirane se vidhet me lehte me stadium te vogel. Rilindja po kalon nga disfata ne humbje.

  • Per ta prishur qe per ta prishur, te pakten te behet me kapacitet 30 – 35 000 vendesh. Shqiptaret bejne llogari qe nuk i hyne ne pune askujt! Vazhdoni, se i paguajme ne idiotesite e “te medhenjve”!

  • A ka valle njerez te zgjuar ky vend? Po hidhni syte neper bote. Nuk nderton me kush stadium ne mes te qytetit. Shmanget trafiku dhe trazirat. Nuk ka shesh parkimi.
    Stadiumi i ri duhet ndertuar patjeter diku mes Tiranes dhe Durresit, si pikenisje e bashkimit te ketyre dy qyteteve me emrin Durana.
    -Tifozer vijne e largohen shpejte nepermjet aeroportit, portit detar, linjave hekurudhore dhe autostradave.
    Aq sa do tu kushtoje prishja, le ti bejne nje rikonstruksion Qemal Stafes dhe te perdoret per ndeshjet e kampionatit dhe garat e atletikes.
    Ngritja e stadiumit te ri ne ate vend parashikon prishjen e pistes.
    Keni per tu ba pishmam por ka per te qene vone. Beni stadiumin jashte qytetit, me hapesira dhe objekte te tjera sportive si pishina, pallate sporti, fusha tenisi, piste makinash etj. Nje here ju vjen kjo mundesi. tregoni se jeni largpames dhe do ti sherbeni brezave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *